Aktualitet

Balluku ‘shqetësohet’ për sigurinë hekurudhore, hedh 12 milionë lekë në një Shqipëri pa trena

Një projektligj i ri parashikon se shumë shpejt do të krijohet një njësi autoriteti i Sigurisë Hekurudhore që ka si qëllim ndërveprimin hekurudhor dhe garantimin e sigurisë.
Featured image of article: Balluku ‘shqetësohet’ për sigurinë hekurudhore, hedh 12 milionë lekë në një Shqipëri pa trena Ministrja Belinda Balluku

TIRANË– Shqipëria nuk ka asnjë tren funksional për pasagjerë por një projektligj i ri është hedhur për konsultim për krijimin e autoritetit të sigurisë hekurudhore. Ky projektligj që konsiston në krijimin e kësaj njësie të re ka mbështetjen e ministres së Infrastrukturës dhe Transportit Belinda Balluku.

Në dokumentin e siguruar nga Dosja.al shihet se për krijimin e autoritetit të sigurisë hekurudhore është krijuar një fond me plot 12 milionë lekë të reja të siguruara nga fondi i shtetit. Nëse ky projektligj miratohet, do të jetë pjesë e planbuxhetit të vitit 2020-2022.

Por duke ditur se në Shqipëri nuk ka asnjë tren funskional, vallë përse do të duhej të krijohej ky autoritet i sigurisë hekurudhore? Për cilën siguri do të shërbente kur nuk ka asnjë tren?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi ky projektligj është ende i pamiratuar pasi është hedhur për konsultim, pork u do të përfundojnë këto para nëse miratohet.

Për të lexuar projektligjin e ri klikoni këtu.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment