
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka bërë me dije se sot në aeroportin e Rinasit do të mbërrijnë vaksinat e kompanisë “Pzifer”. Në një konferencë për shtyp nga aeroporti i Rinasit, Balluku u shpreh se bashkë me vaksinat do të rinisin edhe fluturimet esenciale.
Tek këto të fundit përfshihen fluturimet ushtarake, emergjente, humanitare dhe ato shëndetësore.
“Jam këtu për të komunikuar situatën në aeroportin e Rinasit për shkak të një greve të paligjshme. Do të nisin fluturimet esenciale; humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike etj. Kemi arritur që me një përpjekje të madhe të ruajmë sasinë e vaksianve. Do të vijën sot pas orës 3 pasdite. Është e pamundur të kemi fluturime komerciale,”-tha Balluku.
Ndërsa sa i përket fluturimeve komerciale, ministrja dha lajmin se gjithçka do t’i kthehet normalitetit nesër në mëngjes por nuk ka bërë me dije detaje të tjera se kush do i zëvendësojë kontrollorët.
(k.m/dosja.al)