Politike

Balluku: Në aeroportin e Vjenës paguhet 250 euro për testin, veç biletës

Njëkohësisht Balluku bëri të ditur një përvojë të re të testimit të ndërmarr nga aeroprti Vjenës, ku udhëtarëve u duhet të paguajnë përveç biletës edhe çmimim e një testi COVID me kosto 250 euro.
Featured image of article: Balluku: Në aeroportin e Vjenës paguhet 250 euro për testin, veç biletës Foto Ilustruese

TIRANË– Në një kohë kur bota ende nuk e ka të qartë se kur do të hapen kufijtë dhe qytetarët të lëvizin sërish, duket se fluturimet ajrore do t’ju nënshtrohen rregullave dhe protokolleve të reja të sigurisë.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, tha se ky është një momente kritik për aviacionin. Njëkohësisht Balluku bëri të ditur një përvojë të re të testimit të ndërmarr nga aeroprti Vjenës, ku udhëtarëve u duhet të paguajnë përveç biletës edhe çmimim e një testi COVID me kosto 250 euro.

Një nga protokollet që po dizenjohet është që karriget e mesit të mos përdoren më. Kjo do të thotë një kosto 30% më shumë për avionin. Aeroporti i Vjenes sot ka lançuar testimin e pasagjerëvë kundrejt pagesës 250 euro. Për 50 minuta do të bësh testin, nëse je negativ vazhdon me procedurën, pasi ke paguar online.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo po aplikohet në Vjenë për fluturimet lokale brenda vendit. Ka shumë protokolle që po aplikohen  dhe disa prej tyre do të ndikojnë në çmimin e biletave. Megjithatë unë mendoj që të gjitha shtetet do të mundohen të kompensojnë këto humbje që aviacioni ka kaluar. Është në një moment shumë kritik situata ku të gjitha po mundohen të dizenjohen në mënyrë të përbashkët dhe të dalin me një protokoll”, tha Balluku.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment