Politike

Balluku i përgjigjet PD-së: Naftëtarët përfitojnë 40 mijë Lekë, vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare

Balluku shkruan se naftëtarët përfitojnë 40 mijë lekëshin dhe vendimi i qeverisë është botuar në fletoren zyrtare.
Featured image of article: Balluku i përgjigjet PD-së: Naftëtarët përfitojnë 40 mijë Lekë, vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare Belina Balluku dhe selia e PD

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar pas një deklaratë të PD, që e akuzonte senuk u kishte dhënë lekët e premtuara ndaftëtarëve të Ballshit. Në një reagim në mediat sociale, Balluku shkruan se naftëtarët përfitojnë 40 mijë lekëshin dhe vendimi i qeverisë është botuar në fletoren zyrtare.

“Naftëtarët e Ballshit përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh. Vendimi i Qeverisë, i marrë në datë 23 prill 2020 dhe botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, është mëse i qartë dhe nuk ka asnjë vend për dyshime e as për abuzime politike”, shkruan ministrja.

Vendimi në Fletoren Zyrtare

Më herët Partia Demokratike me anë të ish-deputetit, Enkelejd Alibeaj është shprehur se janë më mbështetje të naftëtarëve në Ballsh. Në një deklaratë nga selia blu, Alibeaj tha se qeveria ka mashtuar naftëtarët dhe nuk u ka dhënë pagën e luftës që ua premtoi pak ditë më parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment