Filmoi përplasjen me huliganët, efektivët i marrin aparatin gazetarit, nisin hetimet
Gent Shkullaku dhe Sali Berisha TIRANË- Gent Shkullaku, fotoreporteri i Light Studio Agency (LSA) është dhunuar një natë më ...
Gent Shkullaku dhe Sali Berisha TIRANË- Gent Shkullaku, fotoreporteri i Light Studio Agency (LSA) është dhunuar një natë më ...
Ilir Meta, Vjosa Osmani, Yuri Kim TIRANË- Presidenti Ilir Meta he ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ...
Policia e Tiranës TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për incidentin e ndodhur një natë më parë me fotorepor...
Edi Rama dhe Tod Daniel Wolters TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar sot medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Ko...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka është përplasur me Ministren e Kulturës, Elva Margariti në lidhje me rikonstruktimin e godinave historike. Gjatë Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Açka u shpreh se 2 shtëpi historike në Elbasan janë duke u rrënuar, ndërkohë që nuk ka asnjë projekt konkret për rikonstruktimin e godinave në Elbasan. Ajo gjithashtu shtoi se ballkonet e Teatrit të Operas i kanë kthyer si arkivone.
“Nuk pashë asnjë projekt konkret për Elbasanin, është zemra e turizmit. 2 shtëpi historike po rrënohen në Elbasan… Duhet t’i keni parë kullat e famshme të Macukullit, po degradojnë zonja ministre, janë degraduar. Po shkatërrohen, a ka mundësi të bëhet një gjë që këto gjëra të mbeten? Në këto zona që duken si larg vëmendjes, a ka mundësi të bëhet një ndërhyrje. Ballkonet e Teatrit të Operas, ballkonatat i keni kthyer si arkivole, s’e di çfarë shije është kjo por s’më la shije të mirë, kishte humbur dhe pjerrësia, mu desh t’i thoja atij burrit para ule kokën sepse nuk shikoja gjë. Diçka nga esenca e asaj gjëje ka humbur, shikojeni mbase e kam gabim sepse si arkitekte që jeni i dini më mirë këto çështje. Kjo gjë ishte një difekt që e vura re me të parën, nuk hyra në thellësi”, deklaroi Açka.
Ndërkohë që Margariti nuk e priti mirë metaforën e Açkës për ballkonet e Teatrit të Operas, duke e quajtur këtë makabre, ndërsa në lidhje me rikonstruktimit të godinave historike në Elbasan, ajo u shpreh se programi i bonusit të rijetëzimi do të nisë të pilotohet shumë shpejt në këtë qytet si dhe në Krujë dhe Berat.
“Sa i përket Elbasanit, programi bonusi i rijetëzimit, kur është propozuar, ka qenë program që do fillojë të pilotohet në kalatë e pabanuara dhe Elbasani është një prej tyre. Ne kemi propozuar që Elbasani, Kruja dhe Berati të jenë 3 qytetet e para që do jenë pjesë e nismës për godinat e vjetra. Do ndalem te gjykimi juaj për operan, m’u duk pak makabre për ta metaforizuar në arkivole ballkonatat, mund të kishim gjetur metafora të tjera. Sa i përket aspektit teknik të ballkonatave ka 2 aspekte. E para kalkulimi i akustikës, e dyta është që numri i poltronave është ulur në pjesën e platesë sepse kanë qenë shumë afër me njëra tjetrën, duke zgjeruar aksin e poltronave janë vendosur në 2 ballkonata”, tha ministrja.
(I./A/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KAMËZ- Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Edi Rama në vitin 2013 ka ardhur në pushtet me moton qelbësira bashkohuni kundër Sali Berishës. Gjatë folt...
TIRANË- Kryetari i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Agron Gjekmarkaj teksa ka bërë hapjen e Komisionit ka harruar emrin e relatores s...
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është përplasur me relatoren e Komisionit të ligjeve Klotilda Bushka. Teksa në mbledhje di...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ndryshmet më të fundit që pritet të bëhen në Kodin e Famijes. Në fjalë...
PALERMO– Presidenti Meta është pritur ditën e sotme nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, z.Gianfranco Miccichè. Meta vlerësoi marrdhëni...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u takua sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith. Gjiknuri ndau ...
TIRANË– Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve ka diskutuar projektligjin për Bashkëqeverisjen. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh ...
TIRANË– Një prej debateve që u ndez ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve nisi për shkak të ironisë së përdorur nga ministrja e shtetit Elisa Spi...
ITALI– Presidenti Ilir Meta ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luogi Di Maio. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar një fot...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka takuar yllin e Hollivudit Leonardo DiCaprio. Rama ndodhet në Glascow të Skocisë aty ku po zhvillohet Samiti COP-26 p...