Bota

“Ballkani Perëndimor ka një perspektivë Evropiane”, ministrat e BE-së diskutojnë në 10 maj politikat e jashtme

Ministrat e BE-së do të diskutojnë në 10 maj çështjen e Ballkanit Perëndimor. Një nga pikat kryesore të bisedimeve pritet të jetë dialogu pë normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Featured image of article: “Ballkani Perëndimor ka një perspektivë Evropiane”, ministrat e BE-së diskutojnë në 10 maj politikat e jashtme BE

EUROPA- Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim në 10 maj. Lajmi u konfirmua për mediat e huaja nga selia e BE.

Takimi do të drejtohet nga shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borell ku si  përfaqësuesi Special i BE për dialogun Kosovë-Serbi do të jetë Miroslav Lajcak.

Si pjesë e debatit mbi situatën në rajon, sipas zyrtarëve në Bruksel, “qasja gjeopolitike e BE ndaj Ballkanit Perëndimor” do të diskutohet. Burimet e BE thanë se debati nuk do të përqëndrohet në procesin e anëtarësimit të vendeve në rajon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Edhe pa diskutim, është e qartë se Ballkani Perëndimor ka një perspektivë Evropiane.” Ne do të merremi me politikën e jashtme “,- tha një zyrtar Evropian. Ai paralajmëroi që ministrat e jashtëm të BE do të diskutojnë ndikimin e vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, sepse, siç tha ai, është e qartë se situata “ka ndryshuar ndjeshëm kur bëhet fjalë për ndikimin e jashtëm në rajon”.

“BE nuk insiston në ekskluzivitetin e pranisë së saj në rajon, por është e rëndësishme që BE të jetë e pranishme dhe të jetë një lojtar kryesor,” -tha zyrtari evropian.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment