"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno
18 Mars, 14:51
Kundër aktit normat...
Aktualitet
“E ke pasur drejtoreshë”, Fahri Balliu debat me Auron Taren për Nexhmije Hoxhën: Akulloret e saj dhe të Enverit i ke ngr
27 Shkurt 2020, 08:12Nga DOSJA
TIRANË- Mesditën e djeshme është ndarë nga jeta e veja e diktatorit Enver Hoxha. Kjo temë ka shkaktuar debate në studion e emisionit “Opinion”, ku historianë dhe analistë janë përplasur me njëri-tjetrin. Ishte Auron Tare që është përfshirë në një debat me Fahri Balliun. Auron Tare tha se pas vdekjes së Enver Hoxhës, elita komuniste solli në pushtet skalionin e dytë komunist, duke përmendur këtu edhe emrin e botuesit Fahri Balliu, për të cilin tha se Nexhmijen e ka patur drejtoreshë dhe e njihte.
Nga ana tjetër Balliu reagoi menjëherë duke mohuar këto pretendime dhe i ka përmendur Auron Tares një takim që ka patur në zyrë me një shqiptaro-amerikane dhe që kjo e fundit i theu fotografinë e Enver Hoxhës që mbante të varur në mur.
Auron Tare:Si Nexhmija si ata të tjerët, pra grupi që ishte pas vdekjes së Enverit, sigurisht me parjen çfarë ndodhi në Rumani me Çausheskun, morën masa për të sjellë në pushtetin e rrëzuar, skalionin e dytë komunist. Dhe po të shikosh, të gjithë ata që drejtuan në përgjithësi lëvizjen të quajtur demokratike pas ’91, vinin nga skalioni i dytë i komunizmit. Për shembull, dhe z.Balliu këtu e njeh mirë Nexhmijen se e ka pasur drejtoreshë. Zëri i Popullit ka qenë pjesa e…
Fahri Balliu:Unë s’e kam pasur asnjëherë drejtoreshë. Gazetarët e kulturës janë gazetarë të kulturës dhe s’kishin lidhje me atë. Por ti mund të kujtosh fare mirë kur kishe zyrën në Sarandë dhe të erdhi ajo shoqja shqiptaro-amerikane dhe të gjeti në zyrë portretin e Enver Hoxhës dhe ta theu, se ti e kishe me xham. Dhe ti u mërzite. Ke dhe babanë që mban arkivolin e Enver Hoxhës, kur po del nga jashtë i veshur me uniformë. Tani po të duash ke dhe të tjera. Kështu që ajo nuk ka lidhje me këtë që thua ti. Librin kundër Nexhmijes e kam shkruar unë. Ato akulloret e Nexhmijes dhe të Enverit i ke ngrënë ti dhe vazhdon ti hash në atë parti që je.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Në Itali numri i të prekurve nga Koronvirusi ka shkuar në 456 ndërsa të vdekur janë 12 në të gjithë Italinë. Lajmi është bërë me dije në një konferencë p...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar sot një 26-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë me një armë pa leje. Sipas një njoftimi nga blutë e Durrë...
ITALI– Koronavirusi mund të jetë bashkëjetuesi jonë për disa muaj, deri sa të rriten temperaturat. Nxehtësia e pranverës mund të na ndihmojnë. “Rastet do të vaz...
Rrëshen- Detaje të reja kanë dalë vrasja e dyfishtë në Rrëshen, ngjarje kjo që ndodhi dy ditë më parë, ku Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-gruan e tij dh...
TIRANË- Tirana dhe disa qytete të tjera në vend janë është zgjuar me një mot të vranët dhe me reshje shiu e breshëri që do të zgjasin gjatë gjithë ditës. U...
Tiranë– Mjeku infeksionist Gent Stroni ka ngritur shqetësimin e infektimit të stafit të spitalit të Infektivit nga koronavirusi. Sipas tij mjekët janë të ...
Shqipëri-Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Lajmet nga politika dhe aktualiteti zënë faqet e para të portaleve. Dosja.al ...