Politike

Balla i shmanget pyetjes për Valdrin Pjetrin, flet për Metën: Presidenti të marrë përgjegjësitë që i takojnë (VD)

Balla i shmanget pyetjes për Valdrin Pjetrin. Në një bisedë me gazetaren Ambrozia Meta ai thekson se Presidenti duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë për çështjen e zgjedhjeve.

Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla është pyetur për çështjen e Valdrin Pjetrit, i cili i pezullua nga funksionet në PS pas akuzave nga PD-ja.

Balla i është shmangur kësaj pyetjeje dhe ka folur vetëm për çështjen e zgjedhjeve. Sipas tij është detyrim që Presidentit i Republikës, pas vënies në dijeni të vakancës të krijuar, të marri përgjegjësitë që i takojnë.

Biseda:

Gazetarja Ambrozia Meta:Me Shkodrën çfarë do të ndodhë zoti Balla?  Presidenti nuk do të dekretojë një datë të pjesshme, se nuk e njhe 30 qershorin. Çfarë do të bëjë Partia Socialiste.

Balla: Ju flisni sikur të ishit zëdhënësja e Metës…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetarja Ambrozia Meta: E ka thënë Presidenti nuk e them unë, të lutem zoti Balla.

Balla: Ndjesë por ju duhet të dini që është detyra e çdo institucioni në vend të respektojë Kushtetutën dhe detyrimet që ka. Në këtë moment është detyrim i Presidentit të republikës që pas vënies në dijeni të vakancës të krijuar të marri përgjegjësitë që i takojnë. Komisioni Hetimor Parlamentar të bëjë detyrën.

Disa javë më parë,  Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Pjetri nga ana tjetër, dha dje dorëheqjen dhe tha se do të fokusohet në zbardhjen e të vërtetës, duke mohuar dënimin. Rama pezulloi të gjitha funksionet e tij në Parti, ndërkohë që ende ka ngërç lidhur me datën e re të zgjedhjeve në Shkodër. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet dhe thekson se pret përgjigje nga Italia.

J.V/Dosja.al

Shto Koment