Politike

Balla takime me deputetët e Merkel në Gjermani: Intergrimi është për shqiptarët

Taulant Balla në këto takime ka qenë i shoqëruar nga deputeti Ervin Bushati, dhe kanë zhvilluar takime me deputetë të koalicionit qeverisës CDU-CSU-SPD
Featured image of article: Balla takime me deputetët e Merkel në Gjermani: Intergrimi është për shqiptarët Balla gjatë takimeve në Gjermani

GJERMANI– Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është duke zhvilluar një vizitë në Gjermani, ku ka zhvilluar takime të veçanta me deputetët Mark Hauptmann, Axel Müllet, Nikolas Löbel, Joachim Pfeiffer (CDU/CSU) dhe Josip Juratovic.

Taulant Balla në këto takime ka qenë i shoqëruar nga deputeti Ervin Bushati, dhe kanë zhvillaur takime me deputetë të koalicionit qeverisës CDU-CSU-SPD, por edhe me drejtues të grupeve parlamentare të partive të tjera dhe me raporterët për Shqipërinë të këtyre grupimeve.

Në Grupin e CDU/CDU zoti Balla zhvilloi sot paradite takime me deputetët Mark Hauptmann, Axel Müller, Nikolas Löbel, Joachim Pfeiffer. Sipas zyrës së shtypit të PS, qëllimi i këtyre takimeve është angazhimi i qeverisë lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe shqyrtimi i këtij rekomandimi edhe nga Bundestagu gjerman.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në takimin me Mark Hauptmann, njëkohësisht dhe anëtar i delegacionit gjerman, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, u diskutua mbi raportin e progresit të Komisionit Europian. Zoti Hauptmann vlerësoi maksimalisht ecurinë e Reformës në Drejtësi si një kusht i përmbushur tashmë për vijimin e rrugës Europiane të Shqipërisë në stacionin tjetër. Ai rishprehu qëndrimin se nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe se respektimi i ligjeve, rregullave dhe Kushtetutës nuk duhet të vihet në dyshim nga asnjë palë. Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por askush nuk është i detyruar. Kjo është demokracia. Por nuk është e drejtë të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve nga aktorë të jashtëm në një shtet të pavarur dhe demokratik

Në takimin me zotin Nikolas Lobel dhe zotin Axel Müller u diskutua mbi procedurat që do të ndjekë Bundestagu gjerman për shqyrtimin e vendimit për fillimin e bisedimeve. Zoti Müller vlerësoi se qoftë Shqipëria, qoftë Maqedonia e Veriut kanë plotesuar detyrat e lëna nga qershori i vitit të shkuar në Këshillin Europian. Ka një vlerësim pozitiv edhe këtu në Bundestag lidhur me fillimin e bisedimeve gjatë 2019.

Gjithashtu Balla zhvilloi një takim me zotin Josip Juratovic (SPD) Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën Juglindore në Bundestag. Kryetari i Grupit Socialist vlerësoi pozicionin zyrtar të Qeverisë gjermane të bërë publik përmes Ministrit për Europën Michael Roth në mbështetje të fillimit të bisedimeve. Zoti Balla e informoi kolegun gjerman se teknikisht negociatat janë hapur sa kohë kemi startuar prej shtatorit 2018 procesin “screening”.

Para disa ditësh pata një takim me Komisionerin për Zgjerim Johanes Hahn dhe bashkë-ndava me të bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë fillimin e bisedimeve për anëtaresim. Qasja jonë ndaj këtyre dy vendeve është një test i kredibilitetit të BE. Për mua, anetaresimi i Ballkanit Perendimor ne BE nuk eshte zgjerim, por plotesim i hartes se BE. I kam ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe dua ta them shumë qartë se bojkoti i parlamentit është kunder parimeve të demokracisë. Lufta politike duhet të zhvillohet vetëm në Parlament. Unë jam i krishterë dhe për mua respekti ndaj Parlamentit është po aq i shenjtë sa respekti ndaj Kishës. Ata që bejnë këto veprime dhe protesta të dhunshme nuk e duan Shqipërinë në BE. E kam thënë edhe për raste të ngjashme në vende të tjera të Ballkanit, një parti mund të jetë kundër partisë që është në Qeveri, por nuk mund të jetë kundër interesit të vet kombëtar“, tha Juratovic.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment