KRYESORET
Politike

Balla s’jep emër për Lushnjen: Jua them të martën, ka shumë kandidatë

28 Janar 2022, 18:13 Nga DOSJA
Balla s’jep emër për Lushnjen: Jua them të martën, ka

TIRANË– Partia Socialiste nuk ke vendosur ende një emër për Bashkinë e Lushnjës. Drejtuesi politik për qarkun e Fierit, Taulant Balla bëri me dije se ka kërkuar një anketë për kandidatët e Bashkisë Lushnje. Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Balla tha se ka shumë kandidatë për të garuar në këtë bashki e se për shkak të problematikave që kanë pasur, referuar arrestimit të ish-kryebashkiakut Fatos Tushe, nuk është vendosur ende. 

Pyetje: Ka pasur një diskutim të gjatë për Lushnjen?

Përgjigje: Së pari, besoj se e kanë bërë edhe kolegët e mi, por unë gjithmonë dua t’ju falenderojë për vëmendjen që tregoni tek vendimmarrjet që mer Kryesia e Partisë Socialiste. Janë vendimmarrje, të cilat i nënshtrohen paraprakisht proceseve konsultative në të gjithë territorin, në të 6 bashkitë kur do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Lidhur me interesimin tuaj për kandidatin/kandidaten që PS do të garojë në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Lushnje, gjej rastin të informojë publikun që kemi zhvilluar një proces shumë të thellë dhe të ngutshëm, për shkak të kohës që kishim në dispozicion, konsultimi jo vetëm me strukturën e PS ,sikurse e kemi në procesin tonë të detyrueshëm të brendshëm, por këtë here, kemi bërë një proces konsultimi shumë më të hapur, të gjerë, edhe për shkak të problematikave të evidentuara në mbarëvajtjen e punës së Bashkisë Lushnje, problematika të cilat i dini, ku kam përfshirë edhe shoqërinë civile, sipërmarrjen e Lushnjes, fermerë, sepse Bashkia Lushnje përbëhet nga qyteti i Lushnjës dhe një numër i konsiderueshëm njësish administrative, që janë në zonat rurale, kështu që ky është një proces që ka vazhduar. I falenderojë të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij procesi; ndërkohë kam kërkuar që në ditën e parë, që procesi pas një liste më të reduktuar, ti shtohet edhe një anketim, i cili edhe në këto momente që flasim është duke u zhvilluar; e besoj që të martën në mëngjes, do të keni emrin për kandidatin.

Pyetje: A është e vërtetë që është Eriselda Sefa një nga kandidaturat më të forta?

Përgjigje: Po është një nga emrat, por unë nuk dua të hyj sot në emrat. E kam kërkuar vetë këtë, sepse unë kam një lloj strategjie, për shkak se e dini që unë jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në Qarkun e Fierit dhe natyrshëm dua që edhe ky element sociologjik, që përdoret nga çdo parti politike, e mirëorganizuar, të përdoret edhe në rastin në fjalë.

Pyetje: Mos ka një përplasje influencash në Lushnje, përderisa po vonohet emri?

Përgjigje: Jo, përkundrazi, ka aq shumë kandidatë që kanë hyrë në këtë proces dhe unë, për të qenë i saktë, bashkë me Kryesinë e partisë kemi vendosur që të përdorim edhe këtë element. Në fakt kishte filluar dhe nuk u përmbyll dot sot, sepse nuk është “ fake”, është i vërtetë.

Pyetje: Sa kandidatë ka?

Përgjigje: Nuk dua të hyj në numra, por e rëndësishme është që kryetari i ri i Bashkisë Lushnje do të jetë një person që ka përgatitjen e duhur për të çuar përpara një sërë projektesh të mëdha në Lushnje. Të mos harrojmë që ne kemi filluar që nga 1 janari i këtij viti të bëjmë një sërë investimesh të rëndësishme në Lushnje, si ato që kanë të bëjnë me qytetin, me atë që quhet Përroi i Lushnjes, që ka qenë si Lana dikur, por “Lana e Lushnjes” do të jetë një nga projektet e transformimit të këtij qyteti dhe një sërë projektesh apo politikash në mbështetje të fermerëve të kësaj zone, që të mos harrojmë është “hambari i Shqipërisë”.
Pyetje: Po bëni krahas këtyre anketave edhe filtra vetting, meqë PS ka pasur disa kandidatë që janë dorëhequr për shkak të ligjit të dekriminalizimit?
Përgjigje: Patjetër, ju e dini që ne kemi norma statutore të sanksionuara që nga Kongresi i PS-së, i 29 shkurtit 2020, pra kemi vënë rregulla statutore dhe në diskutimin në Kryesi, edhe Kryetari Rama dhe gjithë kolegët që morën fjalën, natyrshëm theksuan nevojën për të garantuar në çdo moment kandidatë që jo vetëm do të kenë mbështetjen e plotë të publikut, por të jenë dhe kandidatura që personifikojnë qytetarinë, vlerat e secilës prej bashkive; e në këtë këndvështrim mendoj që duhet thënë se PS garon për të fituar të 6 bashkitë; në rastin e Lushnjes sigurisht që nuk bëhet fjalë dhe nuk diskutohet. Unë e thashë dhe dje në Kuvend; që ne garojmë në Shkodër për të fituar dhe dhënë mundësi Shkodrës dhe shkodranëve pas 30 viteve.

Pyetje: Z. Balla ku qëndron problemi që nuk e keni zgjedhur ende emrin? Vetëm Lushnja j u mungon.
Përgjigje: Ju thashë, unë jam prej Shtatorit, Drejtues Politik në Lushnje dhe qarkun Fier; e në mekanizmin e përdorur për konsultimin, përveç konsultimeve të drejtpërdrejta me shoqërinë civile, me sipërmarrjen, me fermerët, natyrshëm edhe strukturën e PS-së, duhet konsultuar edhe më gjerë me popullin e Lushnjes.

Pyetje: Kur do dali emri zyrtarisht?

Përgjigje: Të martën!

Pyetje: Sa kandidatë do të përfshihen në anketim?

Përgjigje: Ju doni emrin për Kryetar Bashkie dhe do ta keni shumë shpejt; ditën e martë. Faleminderit për interesin dhe vazhdoni të vini, sepse këtu ka lajme!

LAJM KRYESOR:PS zyrtarizon kandidatët për 6 marsin, mungon Lushnja. Emrat e mundshëm nga PD

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Policia bën bilancin: Pezullohen 95 leje drejtimi, gjobiten mbi 500 persona

Policia bën bilancin: Pezullohen 95 leje drejtimi, gjobiten mbi 500 persona

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju