LIVE UPDATES
Politike

Aleatët e Bashës kërkojnë dialog/ Balla: Në PS s’ka kushte, zgjedhjet zhvillohen më 30 qershor

29 Prill 2019, 12:32 Nga DOSJA
Aleatët e Bashës kërkojnë dialog/ Balla: Në PS

POGRAC- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me Niko Peleshin, Eduard Shalsin dhe Ilir Xhakollin morën pjesë në mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë Socialiste Pogradec.

Në Pogradec struktura e Partisë Socialiste ka zhvilluar një proces të hapur konsultimesh me komunitetin për të paraprirë Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Janë rreth 70 kandidate dhe kandidatë për Këshillin Bashkiak, profesionistë të spikatur, përfaqësues të komunitetit.

Duke iu referuar procesit të përgatitjes për Zgjedhjet Vendore Balla tha:

Në kursin e dhunës dhe moskompromisit që opozita ka zgjedhur të ndjekë, Luli po përpiqet të bllokojë së bashku me Reformën në Drejtësi, edhe zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Kjo nuk do të ndodhë. Kur do të zhvillohen zgjedhjet nuk e përcakton Partia Socialiste apo Partia Demokratike, por Kushtetuta e Republikës.

Si partia më e madhe në vend, Partia Socialiste ka qënë e gatshme dhe ka ofruar të gjitha kushtet për dialog.  Ne i kemi lënë dorë të lirë opozitës që të propozojë çfarë të dëshirojë sa i takon reformës zgjedhore, e ne jemi të gatshëm ta votojmë cdo gjë që merr dhe aprovimine OSBE.

Përballë rrugës së zgjedhur nga opozita, përgjegjësia e vetme e Partisë Socialiste është që të ofrojë standartet më të mira ndonjëherë dhe transparencën më të lartë për këto zgjedhje lokale. Kjo do të ndodhë medoemos.

Sot ndodhemi në kushtet e një non-sensi ligjor dhe politik, ku disa parti vendosin të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe këtë e festojnë si një fitore të madhe politike. Në një vend demokratik, fitorja e vetme politike mund të rrjedhjë nga kutitë e votimit, si shprehje e vullnetit të lirë të popullit. Koshientë se do të humbë edhe më thellë se në 2017-n, Luli ka zgjedhur tanimë këtë rrugë për të mos u përballur me vullnetin e sovranit, por kjo as do të cënojë dhe as do të delegjitimojë zgjedhjet e ardhshme.

Në këto zgjedhje, janë regjistruar deri më tani 42 parti, si dhe 6 kandidatë të pavarur. Edhe vendet e lëna bosh në Parlament po plotësohen thuajse të gjitha. Kjo tregon se bojkoti nuk është vullnet i të gjithë opozitës, por vetëm i disa liderve politikë që ndihen të kërcënuar nga zgjedhjet e ardhshme dhe zbatimi i reformës në drejtësi.

E vetmja gjë që ka në dorë Partia Socialiste është të regjistrohet për veten e saj, me bindjen që mund të ofrojë alternativën më të mirë për të ardhmen e qytetarëve të këtij vendi. Nuk është as në dorën dhe as në kompetencën e PS që të bindë të tjerët të marrin pjesë.

Ashtu siç u shpreh edhe zv/Sekretari Amerikan i Shtetit, Metju Palmer, “PD duhet të marrë pjesë për shkak të përgjegjësisë që ka ndaj elektoratit të saj, por nëse vendos ndryshe, standarti i zgjedhjeve kurrsesi nuk do të cënohej”. Ky është në unison edhe qëndrimi i të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe i Bashkimit Europian. Në këtë kontekst dua t’ju them se ne kemi mbështetjen e plotë të partnerëve dhe se kam bindjen se vendimi për hapjen e negociatave me BE, nuk do të ndikohet nga kjo përpjekje idioteske e Lulit për ta influencuar negatiavisht.

E kjo, sepse ndryshe nga sa Basha dëshiron të bëjë të besojë, ai nuk zotëron monopolin e opozitës në vend. I vetmi monopol që ai gëzon sot është ai i dhunës, i shantazheve dhe i bllokimit. Zgjedhja për t’u vetëdjegur është komplet absurde, irracionale dhe e paprecedent, e diktuar nga interesa të ngushtë që lidhen me frikën e reformës në drejtësi, por ne nuk mund të lejojmë që së bashku me veten, Basha të djegë edhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Basha ka vendosur që të bllokojë të gjithë akset më të rëndësishme kombëtare të vendit. Ai mund të bllokojë disa minuta rrugët, por Basha nuk do të jetë kurrë në gjendje që të bllokojë reformën në drejtësi dhe reformat e tjera që Partia Socialiste dëshiron të zbatojë.

Në vazhdën e protestave të dhunshme që dëmtojnë ekonominë, turizmin dhe konsumin, tani Basha ka vendosur që të bllokojë edhe rrugët, duke krijuar probleme të reja shtesë për qytetarët, duke treguar edhe një herë më shumë se mirëqënia dhe jetesa e përditshme e qytetarëve nuk ka asnjë rëndësi për të.

E vetmja gjë që ka rëndësi për Bashën është interesi i tij i ngushtë politik, e për këtë është i gatshëm të agravojë jetën e përditshme të çdo qytetari të këtij vendi, duke nisur nga bizneset e vogla e familjet e reja, që Basha pretendon se janë në qendër të politikave të tij.

Përballë kësaj vale dhune dhe vandalizmi, përgjigja e qeverisë mund të jetë vetëm një. Opozita ka të gjithë të drejtën e saj të protestojë, por të gjithë ata që nxisin dhunë, që kryejnë akte vandalizmi, që godasin institucionet e këtij vendi, Policinë e Shtetit, që terrorizojnë qytetarët e zakonshëm apo që shkatërrojnë pronën private, do të përballet deri në fund, në mënyrë individuale me pasojat e ligjit.

Aleatët e PD-së nesër do të kenë një takim me presidentin Ilir Meta për t’i kërkuar atij  tryezën e dialogut, si negociator për situatën politike. (Lexo këtu) Më herët, aleatët kanë takuar  ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, po ashtu për arritjen e një ndërmjetësimi mes palëve politike. Aleatët kërkojnë përcaktimin e një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore me dakortësi politike. Presidenti Meta ka bërë shumë herë thirrje për dialog por ato janë refuzuar nga Basha publikisht. Ndësra kryeministri Rama është shprehur i hapur për dialog.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike pogradec taulant balla zgjedhjet lokale 2019 kriza politike pogradec taulant balla zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni