Politike

Balla nga Korça: Protestuesit huliganë para Kuvendit nuk mund të bllokojnë Reformën në Drejtësi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka quajtur protestuesit para Kuvendit, si huliganë që po kërkojnë bllokimin e Reformës në Drejtësi. Ai u shpreh se Qeveria do të vijojë punën e saj, ndërsa shtoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Featured image of article: Balla nga Korça: Protestuesit huliganë para Kuvendit nuk mund të bllokojnë Reformën në Drejtësi kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla

KORÇË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe deputetin, Niko Peleshi morën pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në qytetin e Korçës.

Në fokus të diskutimeve të këtij takimi ishte situata aktuale politike në vend si dhe riorganizimi i PS për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Në fjalën e tij, Balla tha se  opozita me sjelljen e saj kërkon të bllokojë reformat e qeverisë, por sipas tij PS është votuar për të çuar përpara reformën në drejtësi.

“Ditën e martë kur ata sulmuan deputetët ishte frika, por edhe përpjekja e fundit për të bllokuar votimin në Kuvend të strukturës së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Edhe të martën që vjen ne përsëri kemi disa ligje që lidhen me implementimin e Reformës në Drejtësi dhe përsëri do të ketë protestues huliganë, që do të mblidhen në hyrje të Kuvendit. Të jeni të sigurtë se nuk janë më shumë se sa jeni ju këtu. Ne jemi votuar për të çuar përpara reformën në drejtësi. Të gjitha fajet e këtyre 28 viteve, kushdo që i ka bërë, nuk ka për të shpëtuar pa u hetuar ashtu siç duhet dhe pa u dënuar ashtu siç e meritojnë.
Mjafton që çdo shqiptar të bëjë një pyetje : Çfarë mund ta bëjë bashkë Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin? Ne jemi më shumë të bashkuar se kurrë për ta çuar përpara Reformën në Drejtësi”– u shpreh Balla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej gjatë fjalës së tij, Balla duke ju drejtuar socialistëve të Korçës, Devollit, Maliqit, Pustecit, Pogradecit dhe Ersekës, u shpreh se PS është e vendosur të vijojë punën për zbatimin e kontratës që ka me qytetarët dhe vijimin e refomave.

 

Asambleja e zgjeruar e PS në Korçë

Sipas Ballës në zgjedhjet e 30 Qershorit PS do të jetë fituese, sepse puna e bërë në gjithë këto vite ka treguar se Bashkia e Korçës dëshmon modelin më të mirë të qeverisjes vendore.

“PD-ja dhe LSI-ja vendosën t’i lëshojnë mandatet. Një gjë dua t’ua them socialistëve të Korçës, Devollit, Maliqit, Pustecit, Pogradecit dhe Ersekës, që ne nuk kemi ndërmend të ndërpresim punën tonë, drejt 2021-it. Përpara se të shkojmë në 2021-in kemi 30 qershorin”,- deklaroi Balla.

Shto Koment