Politike

Balla komenton vendimin e Presidentit: Zgjedhjet nuk i luan dot topi, jo Meta

Balla u shpreh se datën e zgjedhjeve nuk e luan dot topi dhe jo Ilir Meta, duke theksuar se Partia Socialiste do të vijojë fushatën elektorale.
Featured image of article: Balla komenton vendimin e Presidentit: Zgjedhjet nuk i luan dot topi, jo Meta Taulant Balla gjatë takimit në Elbasan

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka komentuar nga Elbasanit aty ku po zhvillon takime për zgjedhjet lokale dhe shtoi se data 30 qershor nuk ndryshon.

Balla u shpreh se datën e zgjedhjeve nuk e luan dot topi dhe jo Ilir Meta, duke theksuar se Partia Socialiste do të vijojë fushatën elektorale.

Parlamenti është legjitim se buron nga zgjedhje legjitime, por është funksional në të gjitha atributet e veta. Këtu nga kjo lagje e nderuar, dua ta them shumë troç, zgjedhjet e 30 qershorit, nuk i luan as topi, jo Bamir Topi, as Ilir Meta, pavarësisht se për Bamirin kam respekt për mënyrën si është sjell si President.

Zgjedhjet nuk mund të lëvizin, këtu do zhvillohen zgjedhje normale. Të jeni të sigurtë se kandidatura është shumë e mirë. Qazimi ka bërë punë të shkëlqyer i jam mirënjohës. Ju them një gjë, jo vetëm zgjedhjet e 30 qershorit, që janë konfirmim edhe me ta edhe pa ata, ne këtu në Elbasan do kishim rezultat të shkëlqyer. Këto zgjedhje kanë specifikë të vecantë. Kemi kundërshtarin më të rrezikshëm, është i pari që pas 30 vitesh do ti heqë popullit të drejtën e votës.” u shpreh Balla.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment