Politike

Balla nga Kuvendi: I bëj thirrje Bashës që të qetësohet nuk ka komision të posaçëm për ta hetuar atë

VIDEO
Balla iu drejtua kreut të PD-së Lulzim Basha duke thënë se duhet të qetësohet pasi ai nuk është pjesë e hetimit, pasi do ishte turp që ai të hetohej.
Featured image of article: Balla nga Kuvendi: I bëj thirrje Bashës që të qetësohet nuk ka komision të posaçëm për ta hetuar atë Taulant balla

TIRANË– Taulant Balla ka folur për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martin që implikon UÇK-në gjatë seancës së sotme.

Në fjalën e tij, Balla iu drejtua kreut të PD-së Lulzim Basha duke thënë se duhet të qetësohet pasi ai nuk është pjesë e hetimit, pasi do ishte turp që ai të hetohej.


‘Ky komision është për t’u verifikuar çfarë është bërë, ka pasur një përpjekje për ta lidhur me përfshirjen e Bashës, nuk ka të bëjë fare, nuk do ishte aspak e vërtetë një gjë e tillë se ne synojmë qe të bëjmë që dokumentacioni që ekziston në Shqipëri të përmblidhet, do ishte humbje kohe të hetosh Lulin, e ka vënë vulën e turpit në këtë çështje, i takon demokratëve që t’i kërkojnë se ca roli ka pasur ai. Unë jam munduar që ta bëjë publike rolin e tij, por nuk ka të bëjë me këtë çështje. E vetmja që gjë nuk më shkon në mendje është të bëjë politik me interesin kombëtar, sqarimi në një raport gjithëpërfshirësh është në dobi të imazhit të Shqipërisë dhe përmes instrumenteve që të sqarojnë Asamblenë e Këshillit të Europës, që nuk ka pasur krime lufte dhe krime njerëzimi në Shqipëri, shqiptarë e Kosovës kanë ardhur këtu në si emigrantë, nëse ka pasur krim ka qenë genocidi serb në Kosovë, kjo është e vërteta ajo që ka ndodhur dhe është detyra jonë që t’i sqarojmë”, tha Balla në Kuvend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit! Manastirliu-qytetarëve: Mos ejani vonë në spital, testet vonohen se ka fluks. Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për ‘Dick Marty’, përjashtohet Piciri

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment