Politike

”Diskutimin do ta vazhdojmë për paketën “anti-shpifje”/ Debat në Kuvend mes Ballës dhe Hajdarit, ndërhyn Ruçi, jep 5 minuta pushim (VD)

Debat në Kuvend mes Hajdari dhe Ballës për paketën "anti-shpifje".
Featured image of article: ”Diskutimin do ta vazhdojmë për paketën “anti-shpifje”/ Debat në Kuvend mes Ballës dhe Hajdarit, ndërhyn Ruçi, jep 5 minuta pushim (VD) Taulant Balla dhe Rudina Hajdari

Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari ka kundërshtuar deklaratën e  Taulant Ballës  se maxhoranca ka marrë vendim për të shtyrë miratimin e projekt-ligjit për median audio-vizive pasi pritet edhe një mendin i “Komisionit të Venecias”. Hajdari është shprehur se nuk mund të hiqet nga rendi i ditës paketa anti-shpifje pasi ishte planifikuar që të flisnin deputetët. Ajo u shpreh e nuk mund të hidhet poshtë dekreti i presidentit Meta.

Debati: 

Hajdari: Ne diskutimin do ta vazhdojmë, ne kemi folës që janë të rregjisturar që do të flasin për paketën antishpifje.

Ruçi: Ne këtu do  ta heqim derisa sa të vijmë opinioni i Venecias për ligjin.  Po si do ja bëjmë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hajdari: Mos më interpekto fjalën. Fakti është që është e disata herë që ju hidhni poshtë dekretin e presidentit.Ti doje të dilje heroi.

Ruçi: Ju jeni kundër qartë. Atëherë sipas rregullores… Fol zoti Balla.

Balla: Ndjehem i befasuar nga qëndrimi i opozitës parlamentare. Kjo mazhorancë ka vendosur një standart, që është investimi te Komisioni i Venecias është i rëndësishëm. Për fat të mirë Venecias ka pranuar shqyrtimin, të presim datën 21 ose 22 mars. Unë nuk kam asnjë dyshim që ligji që kemi bërë është një ligj shumë i mirë. Produceralisht kemi një shtyrje. Nëse doni të bëjmë votim, hajd e bëjmë.

Ruçi: Nuk ka diskutim për këtë ju lutem. 5 minuta pushim.

J.V/Dosja.al

Shto Koment