Politike

Balla: Drafti i PS, sjell lista 100% të hapura! Modeli ynë si i Kroacisë, Belgjikës e Austrisë, formulën se kemi shpikur ne (SHPJEGON EDHE NUMRIN E VOTAVE PËR MANDAT)

VIDEO
Balla tha se PS është e palëkundur nga drafti i dorëzuar të premten në Këshillin Politik.

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me hapjen e listave 100%. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se PS është e palëkundur nga drafti i dorëzuar të premten në Këshillin Politik.


“Sepse edhe ligjvënësit e Austrisë, Cekisë, etj, kanë analizuar me shumë vite dhe kanë konkluduar në një formë të tillë. Jo, një kandidat s’duhet të marrë më shumë vota se partia. Ju ftoj që të mbani edhe ju një konferencë për mediat në emër të PD, (replikon me gazetaren Ambrozia Meta). Ky është një diskutim që ndodh sa herë që jam para jush, por unë dua t’ju them që këtë formulë se kemi shpikur ne, por e ka pjesa më e madhe e vendeve. Unë e kam shumë përzemër Kosovën, por kemi menduar që Shqipëria duhet të zgjedhë si vendet më lart, Kroacia, Danimarka, Belgjika, Republika Ceke, se janë modele më të mira. Ka këndvështrime që mund të zgjidhet modeli i Kosovës siç thatë ju, por që një kandidat të zgjidhet deputet duhet të përmbushë legjitimitetin për të marrë votat. S’mund të mblidhen 36 vetë në Tiranë, dyhe të marrin secili nga 30 vota dhe më pas të dalin deputet. Ky nuk është legjitimitet. Renditja e partisë, numri i votave për çdo kandidat rimodelon listën. Variabli është nga 9 mijë në qarqet më të vogla në 12 mijë në Tiranë. “,-tha Balla. 

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin e PS dhe drejtuesit politikë në qarqe. Në fokus të diskutimeve, objektivat për zgjedhjet parlamentare, asambleja e PS dhe drafti i PS për listat e hapura. Taulant Balla sqaroi në emër të grupit se drafti është i frymëzuar nga vendet skandinave dhe Kroacia, Belgjika e Austria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Fushata, Asambleja dhe LISTAT/ Rama mbledh grupin dhe drejtuesit e PS në qarqe, Balla: Drafti i PS garanton hapje 100%, s’ka më koalicione si trena me vagona (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

Shto Koment