Politike

Publikimi i draftit të ‘Venecias’, Balla: E kemi dhe ne, por s’e publikojmë për të ruajtur konfidencialitetin

Në një reagim në Facebook, Balla shkruan se dhe atij i ka mbërritur një draft, por nuk mund ta bëjë publik pasi Venecia ka kërkuar që të ruhet konfidencialiteti.
Featured image of article: Publikimi i draftit të ‘Venecias’, Balla: E kemi dhe ne, por s’e publikojmë për të ruajtur konfidencialitetin Taulant Balla dhe Komisioni i Venecias

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Taualant Balla, ka reaguar pas publikimit të pjesëve nga darf-opinioni i Komisionit të Venecias për çështjen e emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Në një reagim në Facebook, Balla shkruan se dhe atij i ka mbërritur një draft, por nuk mund ta bëjë publik pasi Venecia ka kërkuar që të ruhet konfidencialiteti.

Më tej ka komentuar dhe publikimet që janë bërë në media se ‘shpërndarja e copëzave apo fjalive të veçanta në raste të mëparshme të drafteve paraprake ka dëmtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias”.

“Komisioni i Venezias na ka vene ne dizpozicion nje “draft paraprak” te Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, per te cilin na eshte kerkuar nga ana e tyre te ruajme strikt konfidencialitetin dhe te mos bejme asnje koment, sepse drafti eshte derguar per tu konsultuar dhe komentuar nga palet. Shperndarja e copezave apo fjalive te vecanta ne raste te meparshme te drafteve paraprake ka demtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias. Prandaj ne do te ndjekim ne menyre strikte agjenden dhe respektojme kerkesen per konfidencialitet prej vete Komisionit te Venecias deri ne miratimin e nje opinioni final zyrtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nderkohe ekspertet tane do te pergatisin sipas kerkeses se vete procesit, per reflektimet e pretendimeve te paleve ne Opinionin Perfundimtar. Kjo do te thote po ashtu, se deri ne marrjen e Opinionit perfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, per te respektuar deri ne fund Komisionin e Venecias”, shkruan Balla në Facebook.

Komisioni i Venecias u ka dërguar palëve politike në Shqipëri draft-opinionin për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas burimeve të Dosja.al në këtë draft shkruhet se Presidenti nuk mund të shkarkohet pasi ka vepruar sipas ligjit. Më tej shtohet se mënyra e veprimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është e dyshimtë dhe se ligji për ndryshimin e betimit tek Presidenti është antikushtetues.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment