Kush vrau kë? Dëshmitë e plota të Dumanit e Hoxhajt, PAGESAT dhe SHËNJESTRAT. Ndihma nga 'shteti'
Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe të shumëkërkuarit TIRANË- Bashkëpunuan në krime e tashmë po bëjnë të nj...
Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe të shumëkërkuarit TIRANË- Bashkëpunuan në krime e tashmë po bëjnë të nj...
Foto Ilustruese SHBA- Shqipëria ka porosiur raketa antitank Javelin. Lajmi është bërë i ditur nga kompania amerikane Lockhead Mart...
Foto Ilustruese TIRANË- Këshilli i Evropës i ka vënë pikat mbi ‘i’ raportit për Shqipërinë! Pikat m&eum...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bërë me dije detaje të tjera lidhur m...
Ministrja e Jashtme gjermane dhe homologu i saj rus diskutuan në Moskë për situatën në Ukrainë dhe tubacionin e gazit Nord Stream 2. Shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock paralajmëroi se Gjermania do të qëndrojë në mbrojtje të vlerave, edhe nëse kjo do të jetë e kushtueshme për ekonominë e vendit.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se vendi i saj është gati të mbrojë vlerat themelore në një konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës, edhe nëse duhet paguar një çmim i lartë ekonomik. Këto komente ajo i bëri pas takimit që e pati sot me homologun e saj rus Sergei Lavrov në Moskë.
“Nuk kemi opsion tjetër, veç mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, edhe nëse kjo ka një çmim të lartë ekonomik. Gjermania e ka përsëritur qëndrimin se në rast se energjia përdoret si armë, kjo do të ketë pasoja për gazjsellësin Nord Stream 2”, tha zonja Baerbock në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, ndërsa shtoi se Berlini është gati për bisedime serioze me Rusinë për të përmirësuar situatën e sigurisë në të gjithë Evropën.
Ministrja Baerbock tha se grumbullimi i më shumë se 100 mijë trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën “pa një arsye të kuptueshme” është shqetësuese dhe “e vështirë që të mos shihet si një kërcënim”, prandaj ajo u bëri thirrjeve palëve që të diskutojnë në formatin e Normandisë. Nga ana e tij, zoti Lavrov tha se politizimi i tubacionit të gazit natyror Nord Stream 2 – për të cilin Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mund të jetë pjesë e sanksioneve nëse Rusia pushton Ukrainën – është kundërproduktiv.
“Ne shpjeguam se nuk mund të pranojmë asnjë kërkesë lidhur me veprimet e forcave tona të armatosura në tokën tonë”, tha zoti Lavrov ndërsa shtoi se Rusia nuk po e kërcënon askënd me asgjë dhe se janë të tjerët që po e kërcënojnë Rusinë.
Ai ritheksoi se këtë javë Rusia pret një përgjigje me shkrim nga ShBA dhe aleatët e saj lidhur me kërkesën e Moskës për garanci se NATO nuk do të zgjerohet përmes anëtarësimit të Ukrainës ose vendeve të tjera ish-sovjetike dhe se nuk do të vendosë forcat dhe armët e saj atje.
Uashingtoni dhe aleatët e tij i kundërshtuan kërkesat e Moskës gjatë takimit të javës së kaluar me palën ruse në Gjenevë dhe në takimin NATO-Rusi në Bruksel. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Sekretari Antony Blinken do të takohet me Ministren e Jashtme gjermane në Berlin pas takimit të së mërkurës me Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe Ministrin e Jashtën Dmytro Kuleba.
Zoti Blinken do të diskutojë angazhimet e fundit diplomatike me Rusinë dhe përpjekjet e përbashkëta për të penguar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës, duke përfshirë gatishmërinë e aleatëve dhe partnerëve për të vendosur sanksione masive dhe kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë”, thuhet në deklaratë.
Marrë nga VOA
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SERBI- Referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë në fushën e drejtësisë, më 16 janar, e shënoi pjesëmarrja e ulët e qytetarëve dhe fakti që Beogradi ...
SHBA- Në faqen zyrtare të kompanisë ‘Netflix’ është publikuar një trailer i një seriali të njejtë me “La Casa de Papel”. Mediat e huaja raportojnë s...
JERUSALEM – Izraeli ka vendosur të zgjasë izolimin e një adoleshenti palestinez, i cili vuan nga një sëmundje neuromuskulare. 18-vjeçari Amal Nakhl...
SHBA-Në një njoftim të fundit nga EMA thuhet se gjatë studimit të kryer provat tregojnë se vaksinat e mRNA COVID-19 nuk shkaktojnë komplikime të shtatzënisë për...
SHBA- Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se pandemia e koronavirusit është shumë larg përfundimit. Mediat e huaja ...
TURQI- Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës së tij në Turqi është priturnë Ankara nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Alo.rs raporton se pas takimit të...
TURQI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalimit të përbashkët me Erdogan ka folur edhe pë referendumin në Serbi. Mediat e huaja rapor...
JERUSALEM– Policia izraelite dyshohet se ka kryer përgjime telefonike pa leje të qytetarëve izraelitë, duke përfshirë politikanë dhe aktivistë. E gjitha d...
AFRIKË- Në shkretëtirën e Saharasë ka ndodhur një fenomen i rrallë. Daily mail shkruan se në vendin e njohur për temperaturat e larta ka rënë borë. Dëbora ...
TURQI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ka vizituar varrin e udhëheqësit Mustafa Kemal Ataturkut. Me anë të n...