AktualitetSociale

Karantina te Infektivi, babë e bir të infektuar nga koronavirusi ankohen për kushtet: Janë skandaloze!

Ata thonë se kushtet në dhomën e Infektivit janë skandaloze, ambient tepër i ftohtë dhe ka mungesë shërbimi.
Featured image of article: Karantina te Infektivi, babë e bir të infektuar nga koronavirusi ankohen për kushtet: Janë skandaloze! Pamje nga dhoma

TIRANË- Babë e bir, V.K dhe P.K,të infektuar nga koronavorusi kanë telefonuar në redaksinë e Ora News, duke kërkuar ndihmë për marrjen e shërbimit mjekësor.

Ata thonë se kushtet në dhomën e Infektivit janë skandaloze, ambient tepër i ftohtë dhe ka mungesë shërbimi. Ora News solli pamje ekskluzive të situatës.

Babë e bir të infektuar nga koronavirusi tregojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë askush nuk është interesuar më për vazhdimin e mjekimit. Mësohet se ka qenë djali që ka marrë virusin i pari dhe më pas ka infektuar babain e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai kishte mbërritur në Shqipëri nga pika kufitare tokësore e Hanit të Hotit në datën 26 shkurt dhe ka shfaqur shenjat e para.

Marrë nga OraNews.al

(k.m./dosja.al)

Shto Koment