Aktualitet

Babë e bir përfundojnë në pranga pas sherrit me njëri-tjetrin në Radhimë, djali nxehet dhe thyen xhamat e makinës

Në një njoftim për mediat blutë e Vlorës bëjnë me dije se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa djali i ka thyer të atit edhe xhamat e makinës.
Featured image of article: Babë e bir përfundojnë në pranga pas sherrit me njëri-tjetrin në Radhimë, djali nxehet dhe thyen xhamat e makinës Policia Vlorë

VLORË- Dy persona, babë e bir janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin në Radhimë dhe kanë përfunduar në pranga e Policisë.

Në një njoftim për mediat blutë e Vlorës bëjnë me dije se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa djali i ka thyer të atit edhe xhamat e makinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë. Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar, për motive të dobëta”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment