Bota

Babë e bijë vdesin nga koronavirusi, tragjedi e dyfishtë në familje! Nëna s’vajton dot vajzën 33-vjeçare dhe burrin e ndjerë, brenda 24 orëve vdes e reja farmaciste

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në një familje në britani, pasi babë e bijë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Featured image of article: Babë e bijë vdesin nga koronavirusi, tragjedi e dyfishtë në familje! Nëna s’vajton dot vajzën 33-vjeçare dhe burrin e ndjerë, brenda 24 orëve vdes e reja farmaciste

MBRETËRI E BASHKUAR– Një tragjedi e dyfishtë ka goditur një familje në Britani, pasi një oficer i imigracionit dhe e bija kanë vdekur pasi u infektuan me koronavirus. Vetëm një ditë pasi ka ndërruar jetën babai 61-vjeçar, është ndarë nga jeta edhe vajza e tij 33-vjeçare.

Vajza e oficerit të imigracionit në Heathrow  u vra gjithashtu nga koronavirusi, në më pak se 24 orë. Sudhir Sharma, i cili punoi në Terminalin 3, ndërroi jetë të mërkurën para se farmacistja Pooja të pësonte të njëjtin fat tragjik të nesërmen, raporton The Sun.

Babai, 61 vjeç, nga Hounslow në perëndim të Londrës, ka punuar për herë të fundit më 7 janar, prandaj zyrtarët nuk besojnë se ai kontraktoi Covid-19 në detyrë dhe ka të ngjarë ta ketë marrë diku tjetër. Ai besohet të ketë pasur probleme shëndetësore, duke e detyruar atë të mungonte në punë.

Një burim i tha DailyMail: “Është një tragjedi absolute. Ekzistojnë shqetësime se e veja e tij nuk është në gjendje të marrë pjesë në funeral, për shkak të çështjeve të izolimit. Ështe shumë e tmerrshme.”

Pooja, 33 vjeç, punoi si farmaciste në East Sussex në Spitalin e Përgjithshëm të rrethit Eastbourne dhe mendohet se ka marrë tre ditë kujdes dhe trajtim për virusin para vdekjes së saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nick Jariwalla, drejtor i Forcës Kufitare në Heathrow, i tha The Sun: “Sudhir ishte një oficer shumë i respektuar, i sjellshëm dhe me përvojë. Ai do t’i mungojë shumë të gjithëve”.

Ndërkohë numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me një të tretën, në 759 pasi zyrtarët njoftuan 181 viktima të tjera nga virusi vdekjeprurës, ndërsa janë konfirmuar se pothuajse 15.000 britanikë janë të infektuar.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

Shto Koment