
TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar vendimin e Prokurorisë për ta marrë të pandehur (Lexo këtu) në rastin e çështjes “Babale”. I ftuar në emisionin “Arena”, Salianji u shpreh se dy vite si deputet më shumë procedime se sa rrogë, duke shtuar se nuk i ntereson fare fakti që është marrë I pandehur.
“Nuk më shqetëson fare. Unë kam as dy vjet aktivitet parlamentar dhe kam më shumë procedime penale se sa rroga. Nuk më shqetëson fare. Është një rast ku në debatin publik është fituar. Më ka denoncuar një person që sot është në burg për trafik ndërkombëtar droge. Është një çështje që është bërë kaq shumë qesharake saqë është bërë thuajse telenovelë”, tha Salianji në “Arena në Oranews.
Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur ish deputetin e PD Ervin Salianji për çështjen Babale. Ish-deputeti Ervin Salianji akuzohet për kallëzim të rremë, ndërsa është thirrur të premten në orën 09:00 të njihet me akuzën dhe aktet e dosjes.
Ervin Salianji, denoncoi për herë të parë në maj të 2018-ës, nga selia e Partisë Demokratike atë që quhet si çështja “Babale”, ku shtetasi Albert Veliu, akuzonte vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge.
(f.m/dosja.al)