Aktualitet

Babai i policit të vrarë në Lezhë: Kishte shqetësime për shkak të punës, hëngrëm darkë dhe iku në Rinas!

VIDEO
Xhulio Prela, 26 vjeç efektiv i FNSH në qytetin e Shkodrës është ekzekutuar me një plumb në zemër mëngjesin e sotëm.
Featured image of article: Babai i policit të vrarë në Lezhë: Kishte shqetësime për shkak të punës, hëngrëm darkë dhe iku në Rinas! Mark Prela dhe viktima

TIRANE- Martin Prela, babai i Xhulio Prelës, 26-vjeçarit të vrarë gjatë natës në Lezhë, pretendon se vrasja e të birit mund të ketë ardhur për shkak të detyrës. Në një intervistë për Report Tv, Prela thotë se:

E takova mbrëmë dhe hëngrëm bashkë darkë. Pasi u nda nga mua, Xhulio iku drejt Rinasit. Do merrte një mik në Rinas dhe do e çonte në Shkodër. Tek miku që e ka pritur nuk dyshojmë fare. Kishte disa shqetësime për shkak të punës, ishin shqetësime që i ka çdo polic. Puna edhe mund të jetë shkak i vrasjes por nuk e di, nuk fliste shumë për punën. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Xhulio Prela, 26 vjeç efektiv i FNSH në qytetin e Shkodrës është ekzekutuar me një plumb në zemër mëngjesin e sotëm. Autorët e vrasjes janë identifikuar dhe janë larguar nga vendngjarja me një kamion në ngjyrë të verdhë. I riu me origjinë nga Puka jetonte prej vitesh në Lezhë, ndërsa vazhdonte edhe studimet në Akademinë e Sigurisë në Tiranë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment