Aktualitet

Babai i 4 fëmijëve në Elbasan u vra sapo doli nga palestra, autorët i kaluan para Policisë Rrugore pas atentatit, bënë xhiro disa herë rreth lagjes para vrasjes (SKEMA+DETAJE)

Emiljano Ramazani u ekzekutua teksa po parkonte makinën pasi doli nga palestra. Autorët ndiqnin çdo lëvizje të 39-vjeçarit për të gjetur momentin e duhur për ta vrarë. Dëshmitarët mësohet se kanë thënë në polici se makina e vrasjes është parë disa herë teksa bënte xhiro para se të ndodhte vrasja. 
Featured image of article: Babai i 4 fëmijëve në Elbasan u vra sapo doli nga palestra, autorët i kaluan para Policisë Rrugore pas atentatit, bënë xhiro disa herë rreth lagjes para vrasjes (SKEMA+DETAJE) Emiljano Ramazani, viktima

ELBASAN- Emiljano Ramazi u vra pak minuta pas doli nga palestra. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 39-vjeçari ka qenë duke parkuar makinën e tij tip “Ford Focus”, rreth orës 16:39 minuta, poshtë apartamentit ku banonte në lagjen “Beqir Dardha”, në momentin kur autorët, që kanë qenë duke vëzhguar të gjitha lëvizjet e tij, e kanë qëlluar 5 herë për vdekje. Njëri prej tyre, mendohet se ka qenë vëzhguesi i rregulltë i lëvizjeve të të riut, dhe ka njoftuar autorët për “momentin e përshtatshëm”. Makina me të cilën kanë qenë autorët ka qenë e tipit “Volksvagen”, me targa të vjedhura AA 819 KX, që i takonin një mjeti të llojit “Renault Megane”, dhe njëri prej tyre qëlloi me një pesë plumba mbi trupin e Ramazanit dhe e la të vdekur.

Ky automjet është parë nga kalimtarët shumë herë duke bërë xhiro në këtë zonë. Ndërsa prokuroria dhe policia kanë sekuestruar të gjithë kamerat e sigurisë në zonë, që nga palestra e deri tek vendi ku u ekzekutua Ramazani për të parë ndjekjen që është bërë nga autorët.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe është duke ndjekur disa persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje. Po të njëjtat burime i thanë Dosja.al se makina e autorëve në momentin që është larguar nga vendngjarja i ka kaluar përpara edhe një patrulle të policisë rrugore, që ka qenë në monitorimin e rregullave të qarkullimit në aksin Elbasan-Papër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

39-vjeçari Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e djeshme në zonën e njohur si “Zona e Tabakanes”, në Elbasan. Autorët kishin marrë me vete dy kallashnikovë dhe një pistoletë, por ai u vra me një pistoletë e cila nuk u gjet në automjetin e djegur në Bradashesh.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Elbasan

Ramazani, babai i 4 fëmijëve është një emër i njohur në botën e krimit në Elbasan. 39-vjeçari i njohur edhe si miku i “Talo Celës”, njërit prej 8 personave që akuzohen se kanë marrë pjesë në grabitjen e Rinasit, është prangosur nga policia për herë të fundit në vitin 2017 bashkë me shokun e tij, Marenglen Kamami, pasi iu gjet me vete drogë. Më herët ai ishte liruar nga Gjykata e Lartë me një vendim të dyshimtë ndërsa pista kryesore që po hetohet është larja e hesapeve mes bandave. Ramazani, gjithashtu dyshohet se ka marrë pjesë në disa atentate në zonën e Elbasanit.

(F.g/dosja.al)

  • 18:14

    Hetimet për atentatin ndaj “Ili-t” në Elbasan/ Policia ende pa një…fytyrë të atentatorit, si u larguan drejt Durrësit pa rënë në sy

    Pamje nga makina e djegur

    Policia e Shtetit, edhe pse ka siguruar pamje filmike të autorit që ekzekutoi pasditen e djeshme, 39-vjeçarin e identifikuar si Emiljano Ramazani, sërish nuk ka arritur që të krijojë një identikit për të. Atentatorit i veshur veshur me bluzë e kapele të zezë dhe me tuta blu, ende nuk ka një fytyrë apo emër. Gjithashtu mësohet se autorët, të cilët prej kohësh përgjonin çdo lëvizje të tij duke pritur edhe momentin që të sulmonin, pasi kanë djegur makinën në Bradashesh janë larguar në drejtim të qytetit të Durrësit. Ndërkohë, Policia e deri më tani nuk ka publikuar asnjë të dhënë për persona të dyshimtë, të cilët janë shoqëruar apo edhe dëshmitarë të ngjarjes. E gjithë zbardhja e ngjarjes duket se pritet nga kamerat filmike, të cilave autori duket se i është shmangur me “mjeshtëri”.

  • 11:20

    Ramazani po kthehej nga palestra, Klodiana Lala zbardh dinamikën: Autori, i veshur me tuta blu me vija e qëlloi tre herë në qafë, ‘Rramani’ dinte shumë për ngjarjet tronditëse të Elbasanit

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit, ngjarje që tronditi Elbasanin, një ditë më parë. Gazetarja u shpreh se një kamerë sigurie ka pikasur pikërisht momentin ku ekzekutori ka qëlluar mbi Ramazanin, që njihej ndryshe edhe si “Rramani”, apo “Ili”. Sipas Lalës, ekzekutori që kishte veshur bluzë të zezë, tuta blu me vija të bardha, kapele të zezë dhe maskë anti-Covid, është afruar pranë Emiljanos dhe e ka qëlluar plot pesë herë, tre herë në qafë dhe dy në shpatull. Ishte momenti kur Emiljano sapo ishte kthyer nga palestra, që e ka në pronësi të tij.

    “Një kamerë sigurie ka fiksuar të gjithë momentin kur një person qëlloi për vdekje Emiljano Ramazanin. Ai ka qenë i veshur me bluzë të zezë, tuta blu me vija të bardha, me kapelë të zezë dhe me maskë Covid-19, është afruar pranë Emiljanos dhe e ka qëlluar plot pesë herë, tre herë në qafë dhe dy në shpatull. Ishte momenti kur Emiljano sapo ishte kthyer nga palestra, që e ka në pronësi të tij. Ai po merrte disa gjëra që kishte blerë nga vendi i pasagjerit dhe është qëlluar për vdekje. Policia po heton për disa dyshime të forta, për prishje pazaresh të drogës, por ka dyshime të forta që viktima mund të ketë pasur dijeni për disa nga ngjarjet e rënda, që kanë tronditur Elbasanin kohët e fundit,”- tha Lala ndër të tjera.

  • 08:53

    Ky është Emiljano Ramazani, “Rramani” që u ekzekutua në Elbasan dyshohet se ka marrë pjesë në disa atentate, njihej dhe si miku i Talo Çelës

    Personi që po shikoni në foto është Emiljano Ramazani, 39-vjeçari i njohur ndryshe si “Rramani” dhe si “Ili”, i cili u ekzekutua një ditë më parë në Elbasan.

    Emiljano Ramazani, viktima

    Ramazani, ishte duke parkuar mjetin e tij, të llojit “Ford focus”, me targa AA 945 DG mes pallateve ku dhe jetonte, pranë zonës së njohur si “Rrethrrotullimi i luleve”, në momentin që një tjetër mjet ndaloi paralel me të. Tre persona zbritën nga makina, që më vonë u gjet e djegur, e llojit ‘Wolkswagen”, me targa të vjedhura AA 819 KX, që i takonin një mjeti të llojit “Renault Megane”, dhe njëri prej tyre qëlloi me pesë plumba mbi trupin e Ramazanit dhe e la të vdekur. Më pas, autorët u larguan për në drejtim të bradashieshit. Vetëm pak minuta më vonë, mjeti që përdorën për krimin, u gjet i djegur në fshatin Vidhas. Brenda tij u gjetën edhe dy kallashnikovë, që ishin marrë për t’u për t’u përdorur në rast nevojë, por nëkëtë rast, mjaftoi pistoleta.

Shto Koment