LIVE UPDATES
Ekonomi

Babai abuzonte me të bijën, psikologia Besarta Taçi ngre alarmin: Situata në Shqipëri është dramatike

10 Korrik 2019, 12:48 Nga DOSJA
Babai abuzonte me të bijën, psikologia Besarta Taçi ngre

TIRANË- Emisioni investigativ “Fiks Fare” publikoi mbrëmë një ngjarje shokuese që duhet të na alarmojë të gjithëve si shoqëri. Një baba që abuzonte sistematikisht me vajzën e tij për 3 vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, ai e dhunonte të bijën që ajo të mos tregonte. Ishte vetë vajza e cila ishte dhunuar dhe abuzuar seksualisht që në moshën 15 vjeçare që mori kurajon të denonconte babain monstër. Ngacmimet apo abuzimet seksuale brenda familjes, apo atij që njihet nga psikologët si rrethi i besimit, janë një fenomen që ndodh prej dekadash në shoqërinë shqiptare, por për të cilin shumë pak flitet publikisht. Kisha biseduar prej kohësh me psiko-seksologen Besarta Taçi, drejtoreshë e Qendrës Klinike të Psiko-traumatologëve EMDR e cila ka trajtuar dhjetëra raste abuzimesh brenda rrethit të besimit dhe që kërkonte të ngrinte zërin për situatën dramatike në shoqërinë shqiptare me qëllim sensibilizimin e opinionit publik. Vetëm pak ditë më parë realizuam këtë intervistë për bitchmagazine.al ku ajo shpjegon se çfarë ndodh në familjet shqiptare dhe mbi të gjitha pasojat që kanë fëmijët apo adoleshentët, të cilët abuzohen apo dhunohen nga të afërmit e tyre.

Intervista e plotë:

Besarta ke shumë kohë që do të flasësh për temën e ngacmimeve dhe dhunës seksuale brenda familjes, apo atij që quhet “rrethi i besimit”, por me ke thënë që ke pasur vështirësi? Pse? Çfarë është rrethi i besimit më konkretisht?

Është e vërtetë që kam pasur vështirësi, por jo vështirësi personale, vështirësi që dikush duhet duhet ti jepte zë këtij nocioni, kësaj situate do thoja dramatike. Rrethi i besimit të imponon të ndjesh siguri, të ndihesh e përfaqësuar dhe të ndjesh që dikush është aty për ty dhe kujdeset për ty. Kur flasim për rrethin e besimit flasim kryesisht për familjen, flasim për individët që përkujdesen, që jo gjithmonë janë prindërit natyral dhe fiziologjikë. Mund të ndodhë që sidomos në familjet shqiptare ku gjenerata e gjenerata kanë jetuar në të njëjtën shtëpi. Te rrethi i besimit hyjnë xhaxhallarët, dajallarët, tezet, të gjithë personat që janë në përditshmëri në kontaktpor edhe komshinjtë sepse deri dikur nuk ekzistonin mbylljet e dyerve. Rrethi I besimit janë ata persona ku zakonisht një fëmijë mëson shumë shpejt ku do adresohet për çfarëdolloj ndikimi dhe për çfarëdolloj nevoje, qoftë tek ushqimi, qoftë tek nevojat ekonomike etj. Falë rrethit të besimit një fëmijë mund të rritet në një vend ku e gjen veten të sigurtdhe kjo e lejon të rritet në një mjedis të shëndetshëm ose një rreth besimi që shkakton dhe krijon pasiguri, çorentim, frikë, frustracion, dhimbje.

Pse e e quajte dramatike, situatën për të cilën ti do të flasësh prej kohësh?

E quaj dramatike sepse deri kur ato vijnë djem dhe vajza dhe kërkojnë ndihmë, kanë përjetuar një dramë të vërtetë. Pra jeta e tyre ka qenë e jetuar në momente dramatike të vërteta, situata dramatike që tundin fort themelet e identitetit. I quaj dramë kur një fëmijë 10 vjeçar do të vrasë veten si pasojë e ngjarjes që ka përjetuar në rrethin e besimit. Quaj dramë kur një 14-15 vjeçrae kën nga shtëpia me të parin mashkull që e shikon ndryshe nga të tjerët dhe jep minimumin e sigurisë. Quaj dramë kur një djalë fillon të përdorë hashashin, kokainën, alkoolin për të qetësuar atë dhimbjen e brendshme. E gjitha kjo për mua është dramë. Më shumë quaj dramë faktin që nuk flitet për këto gjëra. Kjo është drama më e madhe, heshtja, heshtja totale.

Fokusohemi tek ngacmimet seksuale në rrethin e besimit, kush është problematika më e madhe?

Familjet të cilat kanë brenda dhunën fizike kanë një marrëdhënie emocionale afektive shumë të ngurtë, një marrëdhënie që perceptohet në ajër që aty brenda ka diçka për të cilën dominon sekreti. Po ti ndanim në kategori këto familje kemi nga një anë një baba autoritar të dhunshëm verbalisht dhe fizikisht i cili zakonisht është I vetmi person që kujdeset në familje ku normalisht fëmijët e varin mbijetesën e tyre nga ai baba. Afër këtij mashkulli kemi një grua e cila është totalisht e varur emocionalisht, ekonomikisht nga ky mashkull, e cila është totalisht pasive dhe që përjeton gjithë kohës këtë lloj dhune dhe këtë lloj trysnie. Shpeshherë kjo është një grua e cila ka përjetuar dhunë në shtëpinë e saj dhe ngacmim seksual në familjen e saj (pra në familjen e vajzërisë). Një gjë që unë dua të nënvizoj dhe që është vënë re vitet e fundit nga të gjitha hulumtimet shkencore ndërkombëtare është që siç ekziston rrethi I besimit, ekziston rrethi vicioz i dhunës seksuale. Kështu që nëse një individ është dhunuar ka fatkeqësisht një probabilitet shumë të madh që fëmijët e tij të dhunohen. Kjo për një arsye konkrete, sepse ajo vajzë e vogël që është e dhunuar nuk ka qenë e mbrojtur nga nëna e saj, pra nuk ka mësuar mbrojtjen dhe nuk di sesi ta mbrojë vajzën e saj nëse fëmija i saj do dhunohet. Në të njëjtën kohë nuk ka pasur mundësi dhe nuk ka strukturuar mbrojtjet karshi dhunuesit dhe kështu që ndodh që shpeshherë këto vajza kur rriten, martohen me dhunues e kështu që trauma shkon deri në tre breza. Kjo është një tipologji familjare, por kemi edhe një tipologji tjetër familjare ku nëna punon me orë shumë të zgjatura dhe një baba I cili nuk e ka shumë qejf punën, që bën atë rolin që ti po kontribuon me punën jashtë shtëpisë, unë po kontribuoj me punën në shtëpi dhe që është gjatë gjithë kohës pasiv emocionalisht. Normalisht në atë familje perceptohet që nëna është ajo që tërheq motorin e shtëpisë dhe babai është ai që është më prezent në shtëpi. Në të dyja rastet flasim për ç’rregullime të personalitetit, për individë që kanë në thellësinë e tyre një çrregullim emocional shumë të fortë. Po çfarë do të thotë kjo? E para e punës nuk arrijnë të kontrollojnë dot sjelljet dhe emocionet e tyre dhe nga ana tjetër këto kanë shumë vështirësi që ti kuptojnë te fëmijët e tyre.

Çfarë përjeton një fëmije apo adoleshenteje që ngacmohet apo dhunohet seksualisht nga një i afërm?

Drama është sepse ndryshe nga një ngacmim seksual që mund të vijë nga një I panjohur, ku adoleshentja, I rrituri, fëmija e kupton që fajin e ka ai tjetri që e ka ngacmuar. Këtu po flasim për personin që ty të do më shumë në këtë botë, që të ka dhënë një jetë, që kujdeset për ty, që ti varesh totalisht nga ai. Mund të flasim për rastin e babit por edhe për një xhaxha që është shumë prezent në familje. Imagjnojmë situatat e emigrimit apo situatat kur babai ka një sëmundje kronike, kështu që vjen një dajë apo xhaxha i cili kujdeset shumë dhe ne i detyrohemi atij. Ngacmimet seksuale fillojnë në mënyrë graduale sepse fatkeqësisht personi që është agresori ka nevojë që dalëngadalë ai fëmijë do të jetë për një periudhë kohore shumë konfuz. Kështu që janë përkëdhelje në fillim, “marshalla të keqen xhaxhi sa qenke rrit”. Ngacmimet fillojnë nga mosha 2 deri në moshën 8 vjeçare. Kjo është periudha ku rrezikshmëria është shumë e madhe. Nëse unë filloj një ngacmim të tillë në një moshë shumë të vogël, jam I sigurt që fëmija nuk do ketë mundësinë ta flasi, ta tregojë. Nëse unë e filloj në këtë moshë kaq të vogël, flasim për perona që kanë trajta të pedofilisë.Me kalimin e kohës ajo do bëhet një sjellje “normale” për fëmijën. Fëmija nuk e bën dot dallimin, kështu që në trurin e tij ndodh gjatë gjithë kohës. Dhuna nuk është vetëm sjellje abuzive. Abuzimi seksual nuk është vetëm prekja, por prodhon fobi, mendime 24/24 dhe fëmija është gjatë gjithë kohës në : Si ka mundësi që ai që më ka më shumë xhan është ai që po bën gjëra të turpshme karshi meje. Ndoshta jam unë që I kam parë në ëndërr, unë që I kam imagjinuar, ndoshta kjo gjë nuk është e vërtetë. Fëmija e ka shumë të vështirë që të shprehë një gjë të tillë. E para e punës sepse nuk janë ekskluzivisht sjellje seksuale, por janë sjellje afrimiteti, dhurata,përkujdesje, pagesa shkollash. Ka interval të ndryshme në kohë kur këo sjellje janë në mënyrë të alternuar dhe këto e dizorientojnë akoma më shumë fëmijën. Fëmija e mendosn shumë se çfarë do të ndodhte nëse do të shprehtë këtë gjë dhe shpeshherë ka frikë se nuk do kuptohet. Pra nga dikush I panjohur e ndjen rrezikun sepse edhe prindërit kështu të edukojnë. Shumë vajza që kanë hyrë në pubertet përpara kohe mendojnë se janë format e tyre fizike që kanë bërë që të tërheqin babain ose vëllain apo xhaxhain, dajën e gjyshin. Një nënë e cila punon gjatë gjithë kohës dhe ia lë fëmijët prindërve të saj. Ka ndodhur në seancat e mia psikologjike që ekperienca e abuzimit apo trauma ka arritur pikërisht nga një tregim I tillë: Unë jam në një punë goxha të respektueshme dhe nuk e di pse jam në ankth për vajzën. Dalëngadalë personi ka arritur të tregojë arsyen pse dhe kjo ka qenë sepse ajo vetë ka qenë abuzuar nga ai baba. Nëse ai baba ka abuzuar dhe unë ia kam treguar nënës dhe nëna ka thënë “ qepe gojën, çfare thua, turp kush të dëgjon”, ekziston një dezorientim shumë i madh dhe ajo gjë është e mbyllur si Brenda nja kasaforte. Këta individë të rritur ndalojnë sjelljet seksualisht ngacmuese kur fëmijët rriten. Është ajo mosha kur karakteret seksuale dytësore fillojnë të formohen, 9-12 vjeç që është shumë e vështirë për të kuptuar nëse ka ndodhur një abuzim. Ne këtu në Shqipëri kemi një praktikë që është e fundit që bota bën , që është inspeksioni vulvo vaginal i fëmijës ku një mjek gjinekolog vërteton nëse ka ndodhur abuzimi. Çdo gjinekolog ose psikoseksolog e ka shumë të qartë se çfarë ndodh në oshën e pubertetit. E gjithë pjesa anatomike është elastike dhe rigjeneruese sepse e mundësojnë estrogjenet si pjesë e rritjes. Pra mund të ndodhë shpeshherë që çdo ngacmim, tentativë ose dhunë fizike nuk lë gjurmë të shikueshme, gjë që në moshën 4-5 vjeçare anë shumë evidente. Neve kemi një lloj ritraumatizimi të fëmijëve në këtë rast.

Çfarë pasojash ka ky fëmijë në të ardhmen, kur të rritet?

Nëse unë e humb besimin pikërisht aty ku duhet të më krijohet unë më vonë nuk I besoj askujt. Kemi një individ i cili ka pasoja, simptoma evidente fizike dhe mendore. Tek fëmijët është shumë e kuptueshme, mjafton të shikojmë se si ndryshon gjumi apo ushqimi. Kur fëmijët nuk e kanë zhvilluar komunikimin verbal, mënyra e tyre për të treguar është fizike. Ka disa aspekte ku është e pamundur të thuash që aty nuk ka abuzim. P.sh nëse fëmija në moshën 6 vjeç e ka mësuar instiktin e urinimit apo jashtëqitjes dhe pastaj papritmas fillon të urinojë natën aty ka diçka që duhet pasur një alarm. Nëse bashkë me këto sjellje shtohet një sjellje seksualisht direkt që ky fëmijë zakonisht o imiton nëpërmjet lojërave ose tek fëmijë më të vegjël. Janë sjellje precise ku imiton një puthje me gjuhë, ose prekje në zonën e gjoksit apo në zonën gjenitale apo imitimi I shtytjes së legenit në mënyrë ritmike. Këto janë sjellje të papërshtatshme për atë moshë. Diku I ka parë, I ka mësuar. Mund të ketë parë video porno, prindërit duke bërë seks, etj. Nëse shtohen këto ndryshime, apo ndryshimi I ritmit të fëmijës, ka shpërthime aggressive, për shembull nuk mban dot të qarën, ose një depresion total ku është vetëm fizikisht aty. Këto janë shumë evidente tek fëmijët, janë aspekte që duhet të tundin prindërit.

Pse nuk flitet publikisht për këtë fenomen në Shqipëri?

Drama e Shqipërisë është që këto gjëra janë aq të turpshme sa thonë “qepe gojën se na dëgjojnë komshinjtë”. Kur trajtoj këto tema terapeutikisht, nga nja anë trajtoj dhunën, nga ana tjetër kemi se si ka reaguar nëna kur vajza a ka treguar dhunën. Ju siguroj se nëse do ti vendosnim në peshore, peshon shumë më shumë reagimi I nënës se sa dhuna e vërtetë. Në çdo lloj rasti nëse një fëmijë shikon që nëna aktivizohet, ai është shumë I qetë dhe ta rikuperojë, por nëse nëna më thotë “ na turpërove, do na futësh në gjak etj”, kjo gjë ritraumatizon fëmijën dhe e bën që përgjatë gjithë jetës ajo gjë të mbyllet aty brenda dhe pastaj mënyrat se si një person tenton ta heqë nga mendja janë të shumta, shpeshherë edhe me vetëvrasje.

Rastet janë më shumë të rritur që i kanë përjetuar shumë vite më parë apo që po ndodhin aktualisht?

Aktualisht janë më shumë të rriturit që kanë përjetuar dhunë në fëmijëri, por kontaktojnë edhe për situate delikate që kanë ndodhur sot, janë raste sporadike por kam edhe adoleshentë në seanca.

A kemi një ide se sa i përhapur është ky fenomen në Shqipëri?

Është shumë e rëndësishme pse ne nuk kemi shifra. Para një viti më ftojnë në një x emision televiziv sepse ekziston një pyetësor I cili bëhet në të gjithë Europën që ka si objektiv të kuptojë kush janë sjelljet e adoleshentëve, ku kishte edhe pyetje ne lidhje me ngacmimin seksual. Ishte një pjesë e shoqërisë sonë që përdori politikën, fenë, të gjitha mënyrat e mundshme që të mos vendoseshin këto pyetje në pyetësor. Si motivacion ishte që nëse I bëjmë këto pyetje kaq të drejtpërdrejta adoleshentëve është njësoj sikur ti drejtojmë ndaj një seksualiteti aktiv. Ndërkohë ishin pyetje që ishin marrë nga një pyetësor ndërkombëtar. U bë, por problematikat zgjatën shumë. Por çfarë u bë me rezultatet, pse nuk shfaqen. Ato mund të jenë në fazë përpunimi, por pse nuk flitet për këtë pjesë? Personat e Alo 116 sollën pasqyrën e tyre që ekziston dhuna. Shumë adoleshentë telefonojnë sepse përjetojnë situata të tilla. Mua më sjellin nëpër rrjete sociale faqe e faqe tregimtari. Situata ku sot janë 18 dhe kur kanë qenë 5 apo 6 një kushëri I ka treguar se çfarë bëjnë të rriturit. Ato madje janë në dilemë totale sepse nuk e dinë a janë të virgjëra sot. Ti mundohesh të japësh një ndihmë emergjente në rrjete sociale. Psh : 2 motra me një vëlla të sëmurë mendërisht flinin në të njëjtën dhomë. Vajzat ishin 16, vëllai 23 vjeç dhe ai shpeshherë shtrihej sipër tyre. Mënyra se si ato më kishin shkruar ishte “ i shkreti”, çfarë mund të bëjmë ne për vëllain, duke e lënë veten e tyre totalisht mënjanë. Një lloj justifikimi edhe në familje sepse ai është I sëmurë, ndaj lëreni kështu. Këto janë situata të 2019-ës dhe ka pafund situata të kësaj natyre. Kemi edhe situata me baba të alkoolizuar dhe mama që nuk mundet emocionalisht sepse përjeton dhunë, rrahje. Ndodh ajo që quhet trekëndëshi I çiftit tek vajza që nuk arrin dot të shprehet sat ë tjerat. Ekziston edhe kërcënimi, nëse ti ia tregon mamit unë do shkoj te motra më e vogël. Këto janë gjëra të vërteta, atëherë pse nuk mund të fasim për shifra? Sepse nuk ekzistojnë. Unë bëj trajnime dhe kam aktualisht 60 psikologë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia që janë pjesë e shoqatës time. Kur ne na vjen një eksert i huaj dhe dëgjon traumat e shqiptarëve, traumat e shqiptarëve janë dhuna seksuale. Përndryshe si do shpjegonim ne që në një pjesë të caktuar të historisë sonë disa djem merrnin komshiet apo shoqet e shkollës dhe i çonin për prostitute diku jashtë. Diku është nuhatur që unë elementin femër mund ta marr, të sillem si dua, të shfryj impulset. Diku e ka mësuar këtë gjë. Në shumë pak vende ndodh kjo. Zakonisht marrin gra dhe vajzave të shteteve të ndryshme, jo ato me të cilat jemi rritur bashkë.

Mendon se si rasti i fundit do ketë të tjera?

Absolutisht po. Ne dëgjojmë teorikisht për sensibilizimin, por nuk mund të sensibilizosh në raste emergjencash. Sensibilizimi fillohet që në kopsht, në 5 vitet e para të jetës. Çfarë është sensibilizimi? Vetëdijshmëria e emocioneve. Unë i pyes adoleshentët çfarë bën kur ke inat? Marr përplas objekte, iki fare, filloj e shaj, qaj me të madhe. E gjitha kjo, nëse flitet me fjalët e zemrës, me fjalët që ndjehen dhe ndihmojnë fëmijën të kuptojnë që ne nuk e kemi të drejtën ti afrohemi fizikisht dhe të mos respektojmë hapësirën dhe emocionet e të tjerëve, në një kohë shumë të shpejtë, edhe brenda një gjenerate do arrijmë të ulim edhe nivelin e dhunës. Nëse kjo gjë mësohet në shkollë, se si menaxhohet hapësira trupore, se si është harta e trupit, apo një prekje që nuk duhet bërë. Ai fëmijë nëse dhunohet në shtëpi ka mundësi të reflektojë dhe të shkojë tek ajo mësuese dhe t’ia thotë këtë gjë. Duhet filluar shumë më shpejt sepse këto janë situate aktuale që kanë shumë mundësi të përsëritet. Po përsëritet dhuna e 20 viteve më parë.

Marrë nga Bitchmagazine.al

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale abuzimi seksual ne familje besarta taci abuzimi seksual ne familje besarta taci

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën