Aktualitet

‘Baba Yaga’/ Mbeti viktimë në atentatin ndaj shefit të tij, Andi Maloku i apasionuar pas folklorit sllav, ç’e lidhte me personazhin mitik

Baba Yaga është një qenie e mbinatyrshme, e cili paraqitet si një grua e vjetër e deformuar ose e egër. Në përrallat ruse, Baba Yaga fluturon dhe banon thellë në pyll në një kasolle.
Featured image of article: ‘Baba Yaga’/ Mbeti viktimë në atentatin ndaj shefit të tij, Andi Maloku i apasionuar pas folklorit sllav, ç’e lidhte me personazhin mitik Andi Maloku dhe Baba Yaga

TIRANË– Viktima e vetme e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Shkozet, ishte shoferi i tij, Andi Maloku.  30-vjeçari, si çdo i ri tjetër ishte mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale duke ndarë çaste të tij të veçanta.

Por ajo që ra në sy në profilin e Facebook-ut, të ish-policit të Krujës ishte një fjalë e huaj me gërma sllave. Me një kërkim të thjeshtë në motorin e kërkimit, Dosja.al mësoi se fjala përkthehej në Baba Yaga, e cila i përket botës së mitologjisë.

Në folklorin sllav, Baba Yaga është një qenie e mbinatyrshme, e cili paraqitet si një grua e vjetër e deformuar ose e egër. Në përrallat ruse, Baba Yaga fluturon dhe banon thellë në pyll në një kasolle. Ajo përshkruhet se ka këmbë si të pulës, dhe mund të ndihmojë apo mund t’i pengojë personat që i kërkojnë ndihmë.

Por cila është lidhja e ish-efektivin e Policisë me personazhin e çuditshëm mitologjik sllav? Apo ka qënë thjesht një kujtim i tij i fëmijërisë?

30-vjeçari Andi Maloku ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, gjashtë ditë pasi mbeti i plagpsur në atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Maloku mori dy plumba, një në shtyllën kurrizore dhe një në kraharor, teksa me manovrat e tij i shpëtoi jetën shefit Arjan Nodja dhe mikut të këtij të fundit Landi Muharremit të njohur ndryshe si “Rrumi”.

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment