Sport

Azerbajxhani i De Biasit i fal fitoren Portugalisë së Ronaldos, Belgjika fluturon me treshen sulmuese, ndërsa Franca e nis ters

jika e Portugalia e nisën mbarë kualifikueset e Kupës së Botër Katar 2022. Belgët fituan ndaj Uellsit me shifrat 3-1 në Bruksel.
Featured image of article: Azerbajxhani i De Biasit i fal fitoren Portugalisë së Ronaldos, Belgjika fluturon me treshen sulmuese, ndërsa Franca e nis ters Portugali-Azerbajxhan
Përditësuar:

EUROPË- Belgjika e Portugalia e nisën mbarë kualifikueset e Kupës së Botër Katar 2022. Belgët fituan ndaj Uellsit me shifrat 3-1 në Bruksel. Ndeshja nuk nisi mirë për “Djajtë” që e panë veten në disavantazh kur Ëilson në minutën e 10-të shënoi, por belgët reaguan dhe përmbysën gjithçka që në pjesën e parë me golat e Kevin De Bruyne dhe Thorgan Hazard.

Në pjesën e dytë ishte sulmuesi kryesor i belgëve, Romelu Lukaku që vulosi suksesin, pasi ekzekutoi saktë një 11-metërsh, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Roberto Martinez 3-pikëshin e parë në këtë sfidë.

Zhgënjen në ndeshjen e parë eliminatore, Franca nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Ukrainës në “Stade de France” të Parisit. “Gjelat” kaluan në avantazh me anë të Griezmann në pjesën e parë, por një autogol i Kimpembe në minutën e 57’ bëri që të dilnin me vetëm një pikë nga ky takim i grupit D.Portugalia fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Azerbajxhanit të De Biasit, falë një autogoli të Medvedev në minutën e 36-të të takimit.

REZULTATET

Belgjikë-Wales 3-1

Qipro-Sllovaki 0-0

Estoni-Republika Çeke 2-6

Finland-Bosnje 2-2

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Francë-Ukrainë 1-1

Gjilbratar-Norvegji 0-3

Latvia-Mali i Zi 1-2

Malta-Rusia 1-3

Portugali-Azerbajxhan 1-0

Serbi-Irlanda 3-2

Slloveni-Kroaci 1-0

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment