Politike

Avokati Matlija: Provat e PD-së nuk mjaftojnë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve

Pasi dëgjoi parashtrimin e disa provave nga juristi i PD, Matlija tha se provat duken të pamjaftueshme për të çuar në ndryshimin e rezultatit të zgjedhejve. Sipas avoaktit, PD duhet të paraqesë një masë të shkeljeve të shprehur në numra konkretë.
Featured image of article: Avokati Matlija: Provat e PD-së nuk mjaftojnë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve Dorian Matlija

TIRANË– Avokati Dorian Matlija, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka folur lidhur me kontestimin që Partia Demokratike u ka bërë rezultateve zgjedhore në nëntë qarqe, ku kërkohet ripërsëritje e zgjedhjeve.

Pasi dëgjoi parashtrimin e disa provave nga juristi i PD, Matlija tha se provat duken të pamjaftueshme për të çuar në ndryshimin e rezultatit të zgjedhejve. Sipas avoaktit, PD duhet të paraqesë një masë të shkeljeve të shprehur në numra konkretë.

Nga tërësia e provave që dëgjuam, ato që kanë lidhje me parregullsitë e fushatës dhe një kategori që ka të bëjë më parregullsi shifrash. Kjo kategori e dytë vlen për të patur vëmendjen e KQZ.

Zgjedhjet nuk janë proces që mund të zgjaten pafund, duhet të mbarojnë shpejt, prevalon interesi publik. Deri tani me sa dëgjova, me përdorimin e resurseve shtetërore, databazës së të dhënave personale, apo indicie të blerjes së votës, nuk do ti quaja të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin zgjedhor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për blerjen e votës procesi duhet të mbarojë deri në fund përpara se të ketë ndryshim që ndikon tek rezultatit.

Ndoshta edhe historia e votave të pavlefshme mund të jetë deri diku e diskutueshme. Këtu ka pikëpyetje mbi rolin e numëruesve.

Ajo që shoh si një problem, që mund të përmirësohet nga PD, është që nuk ka një masë të matur të shkeljeve. Ato janë shkelje, por nuk dimë numrin. Pra, vendosja e numrit, pastaj të diskutohet”,- tha ndër të tjera Matlija./ TPZ.al

 

Shto Koment