Aktualitet

Avokati Maks Haxhia u “përvishet” politikanëve: Shkatërruan drejtësinë, deputetët në nivelin më të ulët të përfaqësimit

Avokati Haxhia e bazon suksesin e mëtejshëm edhe te shpërblimi financiar që tashmë u sigurohet avokatëve, ndërkohë që shprehet me tone mjaft të ashpra për politikën shqiptare, të cilën e fajëson si shkaktaren kryesore të korrupsionit në drejtësi e administratë.
Featured image of article: Avokati Maks Haxhia u “përvishet” politikanëve: Shkatërruan drejtësinë, deputetët në nivelin më të ulët të përfaqësimit Avokati Maks Haxhia

TIRANË- Suksesi i SPAK, BKH e organeve të reja të drejtësisë do të varet tërësisht nga mbështetja e ndërkombëtare, të cilët janë përgjegjës edhe për arritjet e deritanishme të procesit të Vettiing-ut.

Në analizën që i bën pritshmërive të organeve të reja të drejtësisë, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia, thotë se shanset për sukses janë mjaft të larta falë spastrimit të sistemit nga procesit të procesit të Vetting-ut, por edhe statusit të ri që gëzojnë aktualisht magjistratët, qofshin prokurorë apo gjyqtarë.

Avokati i njohur e bazon suksesin e mëtejshëm edhe te shpërblimi financiar që tashmë u sigurohet avokatëve ndërkohë që shprehet me tone mjaft të ashpra politikën shqiptare, të cilën e fajëson si shkaktaren kryesore të korrupsionit në drejtësi e administratë.

“Krijimi i këtyre institucioneve do sjellë dy efekte kryesore, që është efekti i frikës,  i cili do të shtrihet edhe te ekzekutivi, gjendja do të shtrëngohet edhe për të. Dhe së dyti, organet do fitojnë eksperiencë e pavarësi me kalimin e kohës, kjo edhe falë trajtimit të ri nga pikëpamja financiare.” – tha Haxhia.

Gazetari: Po. 3 milionë lekë të vjetra është një pagë dinjitoze?

Haxhia: Është përsëri pak gjithsesi është dinjitoze..

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetari: Madje, Zoti Haxhia është një pagë që ka bërë xhelozë edhe deputetët.

I shohim çfarë niveli kanë, dhe e dimë përse Shqipëria gjendet sot këtu ku është.  Nivel më të ulët përfaqësimi se në Shqipëri nuk gjendet askund.  Nivel të tmerrshëm, mjafton t’i dëgjosh duke folur…”

Marrë nga:TV Scan

(a.m/dosja.al)

Shto Koment