Aktualitet

Avokati i Zani Caushit: Nuk kërkoj lirimin e tij, t’i përllogaritet tamam dënimi se është gabim

VIDEO
Lena shtoi se kërkon vetëm një përllogaritje të saktë të dënimit, pasi sipas tij ka një handikap në llogaritjen e kohës së dënimit, pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh përcaktimin ligjor.
Featured image of article: Avokati i Zani Caushit: Nuk kërkoj lirimin e tij, t’i përllogaritet tamam dënimi se është gabim Arben Lena

TIRANË– Arben Lena, avokati i Myrteza Çaushit që një ditë më parë kërkoi përllogaritjen e viteve të dënimit, u shpreh se nuk kërkon lirimin e klientit të tij. Në një deklaratë për mediat, Lena shtoi se kërkon vetëm një përllogaritje të saktë të dënimit, pasi sipas tij ka një handikap në llogaritjen e kohës së dënimit, pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh përcaktimin ligjor.

Ne nuk kërkojmë lirimin e Zani Çaushit, ne kërkojmë llogaritjen e saktë të kohës së vuajtjes së dënimit të Myrteza Caushi. Ka një handikap në llogaritjen e kohës së dënimit, pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh përcaktimin ligjor. Vendimi ka datën kur merr formë të prerë, kohën në të cilën dënohet i pandehuri dhe njëkohësisht një pikë tjetër, e cila thotë që vuajtja e dënimit fillon në këtë datë. Ne kemi bërë llogaritjet tona dhe i jemi drejtuar gjykatës me kërkesë për të pasqyruar saktë kohën e vuajtjes së dënimit. Pas llogaritjes së kohës së saktë të vuajtjes së dënimit, pasi edhe në gjykimin e parë ne jemi tërhequr ka qenë pikërisht mos llogaritja e saktë e kohës së vuajtjes së dënimit, do të vazhdojmë procedurat ligjore duke kërkuar edhe lirimin me kusht,”- tha Lena.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë, u raportua se Myrteza Çaushi, më 29 shtator ka bërë një tjetër kërkesë në Gjykatën e Korçës, pasi pretendon se juristët i kanë ngatërruar vitet e qëndrimit në burg dhe kërkon një përllogaritje të tyre. Sipas Çaushit, ai ka bërë deri më tani 31 vite burg dhe jo 25.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment