Bota

Avokati i Trump u infektua me COVID, reagon për herë të parë Rudy Giuliani: Jam mirë, do rikuperohem shpejt

Lajmi u konfirmua ditën e djeshme nga vetë presidenti, ndërsa sot ka ardhur reagimi i parë nga vetë Rudy Giuliani. 
Featured image of article: Avokati i Trump u infektua me COVID, reagon për herë të parë Rudy Giuliani: Jam mirë, do rikuperohem shpejt Rudy Giuliani

SHBA– Rudy Giuliani, avokati i presidentit aktual të Amerikës Donald Trump u infektua nga pandemia e koronavirusit. Lajmi u konfirmua ditën e djeshme nga vetë presidenti, ndërsa sot ka ardhur reagimi i parë nga vetë Giuliani. 

Në një postim të Twitter, ai i falenderon të gjithë ata janë shqetësuar për të, duke i siguruar që ndjehet mirë dhe po e merr veten.

“Faleminderit miqtë dhe ndjekësit e mi për të gjithë lutjet dhe urimet që më keni dërguar. Po kujdesem për veten dhe ndjehem mirë. Do rikuperohem shumë shpejt dhe do të rikthehem që të kujdesem me gjithçka,”-shkruan ai.

Por si u infektua Giuliani?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Giuliani shpesh shihej pa maska ​​teksa bisedonte me persona me të cilët ulej vetëm disa centimetra larg. Djali i Giuliani, Andrew, gjithashtu doli pozitiv me COVID-19 muajin e kaluar. Në përgjithësi, sipas Neë York Magazine , më shumë se 60 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në ‘orbitën’ e Presidenti, përfshirë dhe vetë Trump me zonjën e parë Melania Trump.

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment