Rajoni

Avokati i Thaçit: Ç’janë këto dokumente të papërshtatshme. Shkruajnë krime dhe nuk përcaktojnë për çfarë! Prokuroria: Kishim probleme teknike

Ai shtoi se në dokumente shkruhet për krime dhe nuk përcaktohet se për çfarë krimesh bëhet fjalë, ndaj njerëzve apo jo.
Featured image of article: Avokati i Thaçit: Ç’janë këto dokumente të papërshtatshme. Shkruajnë krime dhe nuk përcaktojnë për çfarë! Prokuroria: Kishim probleme teknike

TIRANË– Avokati i Hashim Thaçit, Deavid Hooper ka deklaruar gjatë seancës gjyqësore se 300 faqet me dokumente që u janë dorëzuar. Ai shtoi se në dokumente shkruhet për krime dhe nuk përcaktohet se për çfarë krimesh bëhet fjalë, ndaj njerëzve apo jo.

“Nuk mjaftojnë dhe janë të papërshtatshme. Nuk ka tregues për informacionin që jepet aty, për personin që shikon. Kur thotë për krimet bazë, nuk përcaktohet, çfarë lidhjesh, çfarë sjelljesh. Janë bërë punë në përgjithësi, dhe jo të specifikuara që e kemi ngritur si mbrojtje, Cili i akuzuar, pse nuk e specifikon është krim lufte apo kundër njerëzimit?”- tha Hopper.

Ndërsa Prokurorja tha se dokuemntet u janë dërguar në dy gjuhë, por nuk u ka premtuar koha që tua dërgojnë dhe në formë elektronike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Prokuroria i ka dorëzuar mbrojtjes mbi 3000 materiale. Kemi nxjerrë dhe deklaratat që kemi marrë nga të akuzuar në shqip dhe anglisht. Materialet e nxjerra përfshijë 1764 dokumente. Prokuroria po plotëson afatet e caktuara në përputhje me detyrimin dot, presim që paketën e dytë të materialeve t’ia dorëzojmë mbrojtjes pas pushimit të gjykatës. Për shkak të problemeve teknike marrësve nuk u është dërguar një njoftim elektronik”, tha Prokuroria.

LAJM KRYESOR: Gjithçka mbi seancën në Hagë, dalin për herë të tretë ish-drejtuesit e UÇK-së

(f.m/dosja.al)

Shto Koment