Aktualitet

Përgjimet në hotel me zyrtarin e lartë, avokati i Henri Çilit tregon gjithçka, si u krye operacioni “Mezhgorani” dhe kontrollet në zyrë

I ftuar në "Top Show", Duraj tha se përgjimet e paraqitura në gjykatë janë të jashtëligjshme pasi janë pjesë e një komunikimi mes avokatit dhe klientit dhe nuk mund të përdoren kurrsesi në këtë formë. Përsa i përket takimit me zyrtarin e lartë, Duraj tha se nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë dhe se shpreson që edhe vetë institucionet të kenë bërë një keqkuptim me deklaratat.
Featured image of article: Përgjimet në hotel me zyrtarin e lartë, avokati i Henri Çilit tregon gjithçka, si u krye operacioni “Mezhgorani” dhe kontrollet në zyrë Andi Duraj dhe Henri Çili
Përditësuar:

TIRANË– Andi Duraj, avokati i Henri Çilit është shprehur se klientit të tij dhe të arrestuarve për dosjen “Mezhgorani” u janë shkelur të drejtat në momnetin që janë arrestuar. I ftuar në “Top Show”, Duraj tha se përgjimet e paraqitura në gjykatë janë të jashtëligjshme pasi janë pjesë e një komunikimi mes avokatit dhe klientit dhe nuk mund të përdoren kurrsesi në këtë formë. Përsa i përket takimit me zyrtarin e lartë, Duraj tha se nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë dhe se shpreson që edhe vetë institucionet të kenë bërë një keqkuptim me deklaratat.

Kanë qenë dy avokatë që janë arrestuar. Janë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e mbrojtësve. Është kontrolluar zyra pa prokurorin. Madje edhe përgjimet konsiderohen si përgjime mes avokatit dhe klientit dhe nuk konsiderohet apo përdoret si provë. Janë të ndaluara me ligj. Ky është vetëm fillimi i shkeljeve. Akuza e parë ishte mashtrimi, arrestohen edhe mashtruesi dhe i mashtrueri. U arrestua e gjithë zyra ligjore dhe këtu fillon paradoksi. Paradoksi i dytë është ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Të gjithë mund të mbajnë përgjegjësi për ushtrim ndikimi të paligjshëm, vetëm avokati jo. O do akuzohet për korrupsion ose s;ka vepër penale. Sepse, ku do ta ushtronte këtë ndikim? Çdo avokat mund të bëjë takime dhe ndërmjetësim, por nuk ka ndodhur. Takimi me funksionarin e lartë të drejtësisë nuk ka ndodhur, shpresoj të jetë një pakujdesi,“- tha Duraj. 

Dosja “Mezhgorani” tashmë është në duart e SPAK, pasi pas dhënies së masave, Gjykata e Përmetit shpalli mos kompetencë. Gjykata e Përmetit dha masën “në detyrim paraqitje” për Henri Çilin, Bekim Shkupin.  “Detyrim paraqitje” u dha edhe për dhjetë persona të tjerë, mes tyre noterja Shpresa Gjoçaj dhe dy vajzat, Kristina Bashi dhe Kejsi Meço. Në burg u lanë 16 persona.

Por pse u bë operacioni “Mezhgorani”, dhe cilat ishin akuzat?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi u akuzua për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë. Një ditë më parë gjatë seancës gjyqësore, Çili është shprehur para gjyqtarit se përgjimet e publikuara si provë në Gjykatë janë të vërteta dhe janë bërë në studion e tij ligjore, të cilën e përdor për ndërmjetësim, dhe bisedat janë bërë Brenda natyrës së punës. Ndërsa për kunatin, Çili është shprehur se ai duhet të mbajë vetë përgjegjësi për shkeljet e veta ligjore, nëse ka bërë. Gazmir (Enri) Ajdinaj, kunati i Çilit është arrestuar dhe është lënë në burg disa ditë më parë, pasi gjatë kontrollit iu gjet eksploziv.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment