Rajoni

Avokati i Hashim Thaçit është “krahu” i djathtë i ish-presidentit amerikane George Bush

Prosper ka shërbyer si Ambasador i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të krimeve të luftës, në Administratën e presidentit George W. Bush.
Featured image of article: Avokati i Hashim Thaçit është “krahu” i djathtë i ish-presidentit amerikane George Bush Juristi dhe presidenti Bush

HAGE- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur nga sot betejën me drejtësinë në Hagë, ku sot nis edhe faza e parë e marrjes në pyetje. Gazeta Express raporton se ai ka marrë si avokat për në Hagë, juristin e njohur amerikan, që ka mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore, Pierre Richard Prosper.

Thaçi gjatë Luftës në Kosovë ka qenë ish-drejtor Politik i UÇK-së, do ta shoqërojë Prosper gjatë intervistimit. Prosper ka shërbyer si Ambasador i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të krimeve të luftës, në Administratën e presidentit George W. Bush.

Por ende nuk dihet se kush do të jetë avokati i presidentit, pasi avokati amerikan nuk figuron në listën e 179 avokatëve të akredituar që Tribunali i ka publikuar. Ndërkohë që janë edhe emra të tjerë të përfolurë që mund të mbrojë Thaçin. Përmenden edhe ish-prokurori në procesin gjyqësor të Sllobodan Millosheviqit, Geoffrey Nice, dhe avokati kroat Luka Misetiq, që në Hagë kishte mbrojtur komandantin kroat, Ante Gotovinën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy ditë para kësaj interviste, Thaçi shkoi në varrin e luftëtarit Adem Jashari, për t’i bërë nderimet dhe për t’i thënë se dielli do të lindë përsëri. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment