Aktualitet

Prokuroria kërkoi 3 vite burg, flet avokati i Fran Frrokajt: S’ka asnjë provë, pretendimet janë ngritur mbi dyshime

Në një deklaratë për mediat avokati i Fran Frrokajt, Adrian Leka është shprehur se çdo pretendim i prokurorisë është ngritur mbi dyshime.
Featured image of article: Prokuroria kërkoi 3 vite burg, flet avokati i Fran Frrokajt: S’ka asnjë provë, pretendimet janë ngritur mbi dyshime Fran Frrokaj, ish-kreu i Bashkisë Lezhë

TIRANË- Avokati i ish-kreut të Bashkisë Lezhë, ka mohuar pretencën e Prokurororisë duke thënë se nuk ka asnjë provë kundër klientit të tij. Në një deklaratë për mediat avokati i Fran Frrokajt, Adrian Leka është shprehur se çdo pretendim i prokurorisë është ngritur mbi dyshime.

“Sot u dha pretenca nga Organi i Akuzës i pa mbështetur në prova dhe ligj, pasi gjatë hetimit gjyqësor ka dalë se çdo pretendim i Organit të Akuzës është mbi dyshime dhe nuk vërtetohet në asnjë provë përgjegjësia penale e të mbrojturit prej nesh, zotit Fran Frrokaj. Në këto kushte ne do të kërkojmë deklarimin e pafajësisë, pasi nuk provohet se ka kryer veprën penale, për të cilën akuzohet”, është shprehur avokati Adrian Leka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për dosjen e tjetërsimit të pronave në këtë qytet dhe ka dhënë pretencën për 19 persona, që ishin nën akuzë, mes tyre dhe ish-kreu i Bashksië, Fran Frrokaj. Sipas informacioneve mësohet se hetimet janë bërë për pronat tek Rana e Hedhur në Shëngjin dhe akuza kërkon dënime me tre vite të Fran Frrokajt.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment