Politike

Avokat shumë i njohur në New York, Rama tregon historinë e mikut të tij: Doli pozitiv me koronavirus, nuk bën dot testin e dytë

VIDEO
Rama tha se miku i tij, avokat i njohur, kishte rezultuar pozitiv por ende po priste të bënte testimin e dytë për të mësuar nëse ia kishte dalë që të mposhte sëmundjen.
Featured image of article: Avokat shumë i njohur në New York, Rama tregon historinë e mikut të tij: Doli pozitiv me koronavirus, nuk bën dot testin e dytë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhjeje live me ndjekësit e tij ka treguar historinë e mikut të tij që jeton në Amerikë dhe luftën që ai po bën kundër koronavirusit.

Rama tha se miku i tij, avokat i njohur, kishte rezultuar pozitiv por ende po priste të bënte testimin e dytë për të mësuar nëse ia kishte dalë që të mposhte sëmundjen.


“Ata që janë në Shqipëri sot, do t’ja dinë për nder që i gjeti kjo luftë në Shqipëri. Dje në mëngjes mora një mesazh nga miku im avokat nga New York. Jeton në Manhatan. Më shkruante që për herë të parë do të doja të zëvëndësoja këtu ku jam me atë atje. Thuaji tha se kam pritur 8 ditë për të marrë përgjigjen për tamponin dhe dola me covid. Nuk dal dot që ta di a jam pastruar a jo, se nuk kam shans për të mabtjru radhën. Nuk ka njëri më shumë se unë që do të donte t’ua bënte rrogat san ë Gjermani. Partia e Sudes e ccoi njëherë Shqipërinë në greminë. Nuk është më për këtë popull. Mos kërkoni të marr ndonjë nga shembujt e tyre,”-tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto deklarata Rama i bëri teksa njoftoi disa masa të reja. Kreu i qeverisë tha se do ketë lehtësime për lëvizje për ata që shkojnë në punë, por do ketë dënime më të ashpra deri në burg për ata që abuzojnë. Kryeminsitri sqaroi dhe Aktin Normativ për qeratë, ku tha se ndërhyrja u bë pasi jemi në luftë. Bursat e studentëve nuk do ndërpritet, po ashtu do nisë të hënën ndarja e pagave të luftës për ata që kanë aplikuar. Emigrantët e bllokuar jashtë do duhet të qëndrojnë, pasi Rama tha se nuk do hapen kufijtë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment