Aktualitet

Avioni me drogë në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika bashkëpunëtori i pilotit italian (Emri)

43-vjeçari nga Lushnja, është një nga shtatë bashkëpunëtorët e pilotit italian Giorgio Riformato, i cili u rrëzua në Divjakë me një avion të vogël të llojit “Piper”, në tentativë për të ngarkuar 300 kilogramë kanabis që do transportohej drejt Italisë.
Featured image of article: Avioni me drogë në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika bashkëpunëtori i pilotit italian (Emri)
Përditësuar:

TIRANË– Kristjan Demçe, i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotirke është estraduar ditën e sotme nga Lushnja.

43-vjeçari nga Lushnja, është një nga shtatë bashkëpunëtorët e pilotit italian Giorgio Riformato, i cili u rrëzua në Divjakë me një avion të vogël të llojit “Piper”, në tentativë për të ngarkuar 300 kilogramë kanabis që do transportohej drejt Italisë.

Kanë qenë efektivët belgë ata që kanë vënë në pranga Demçen dhe më pas në bashkëpunim me Policinë e Shtetit shqiptar është bërë i mundur ekstradimi i 43-vjeçarit nga Lushnja drejt Shqipërisë. 

Njoftimi Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi i pandërprerë mes Interpol Tirana dhe homolgëve, për kapjen me qëllim ekstradimi të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Një tjetër i kërkur bie në prangat e Policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë belge.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë i shtetasit Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autoritetet policore belge pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit K. D., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Kristjan Demçe në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian  G. R.

Avioni i llojit “Piper” u rrëzua në Divjakë teksa drejtohej nga piloti italian Giorgio Riformato, në vitin 2014. Por hetimet e zhvilluara zbuluan se pas këtij rrëzimi avioni fshihej një grup kriminal i trafikut të drogës.

Në pranga ranë shtetasit shqiptarë si bashkëpunëtorë të pilotit italian: Sajmir Bajrami, Marenglen Ymeraj, Kristjan Demçe, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe e Orgest Bilbili, të cilët u dënuan në total me 47 vite burg. Vetë Riformato po vuan ende dënimin e tij me 12 vite burg në Itali.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment