Aktualitet

Avioni i linjës Bergamo-Tiranë bën ulje urgjente, kjo është arsyeja

Avioni i linjës Bergamo-Tiranë, i kompanisë Blue Panorama, ka bërë një ulje urgjente. Mësohet se shkak është bërë një udhëtar, që kishte probleme me frymëmarrjen.
Featured image of article: Avioni i linjës Bergamo-Tiranë bën ulje urgjente, kjo është arsyeja Avioni i Blue Panorama

Avioni Blue Panorama i linjës Bergamo-Tiranë, ka bërë mesditën e sotme ulje të detyruar.

Një pasagjer ka komunikuar me gazetën “TemA” ku ka njoftuar se shkak është bërë një udhëtar.

Mësohet se pasagjeri ka pasur vështirësi në frymëmarrje ç’ka ka detyruar pilotët që të mos vazhdojnë udhëtimin drejt Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna se kur do të rinisë uturimi.

Marrë nga Tema

Shto Koment