Politike

“Avionët përplasen kokë më kokë”/ Balluku komenton sërish kontrollorët: Nuk ka shanse se janë profesionistë, por u treguan të papërgjegjshëm, turqit dhe grekët nuk kanë punuar fare

Referuar ardhjes së kontrollorëve turq e grekë, Balluku tha se nuk ishte e nevojshme që ata të punonin pasi janë kthyer kontrollorët shqiptarë. Sipas Ballukut, agjencitë e huaja janë treguar të gatshme por nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja e tyre.
Featured image of article: “Avionët përplasen kokë më kokë”/ Balluku komenton sërish kontrollorët: Nuk ka shanse se janë profesionistë, por u treguan të papërgjegjshëm, turqit dhe grekët nuk kanë punuar fare Belinda Balluku

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku ka vijuar komentimin e situatës në aeroportin e Rinasit që mbeti i bllokuar për më shumë se 24 orë pas protestës së kontrollorëve.  E ftuar në ‘Radar”, Balluku tha se kontrollorët janë treguar të papaërgjegjshëm me protestën që bënë duke bllokuar trafikun ajror si dhe me deklaratat që kanë dhënë.

Balluku tha se nuk ekziston mundësia aspak që po të mos jenë ata kontrollorë, avionët mund të përplasen kokë më kokë, siç kanë thënë edhe vetë punonjësit, pasi ka programe navigimi dhe gjithçka monitorohet në mënyrë profesionale.

Për pagat e tyre, Balluku se është pyetur gjithmonë se përse kontrolloret paguhen kaq pak, duke shtuar edhe se ata nuk kanë pse të ankohen pasi në kohë pandemie marrin dhjetë fishn e një page minimale në Shqipëri.

Referuar ardhjes së kontrollorëve turq e grekë, Balluku tha se nuk ishte e nevojshme që ata të punonin pasi janë kthyer kontrollorët shqiptarë. Sipas Ballukut, agjencitë e huaja janë treguar të gatshme por nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja e tyre.

“Nëse sot kemi 57% më pak avionë, paratë janë 57% më pak nga sa ishte. Në kontratë shkruhet se qëndron në fuqi sipas rregullave të agjencisë. Dhe aty janë të gjitha rregullat. Shpenzon aq sa merr. Kontrollorët duhet të jenë të qetë kur punojnë. Nuk është se i lëvizin avionët me duar. Se dëgjova se kirurgu ka një njeri ne kemi 300. Por jo, se avionët kanë teknologjinë e vet. Se kanë thënë se avionët mund të përplasen kokë më kokë. Kontrollet kalojë teste psikologjike dhe janë të mirë trajnuar. Nuk bëjnë filma të tillë. E kemi parë një rast të kontrollorit tonë. Megjithatë kontrollorët janë profesionistë dhe ka teknologji nuk janë lodra që të përplasen kokë më kokë. Ka pajisje navigimi. Kontrollorët janë shumë të aftë. Por kanë treguar papërgjegjshmëri.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

E njoh atë fushë i kam drejtuar ata dhe kam luftuar për pensionet dhe statusin e tyre. Nëse ka një debat është një debat familje mes nesh. Jam e habitur. Kam pasur disa biseda. Dhe nuk ndodhen mirë me atë që kanë bërë. Avokati, nëse me vjen keq për ta se nuk janë aventurierët që u panë ditët e fundit. Nëse ka një problem të madh përveç përdorimit politik, ka edhe një problem të guidës ligjore. Avokati tha pse nuk merr shteti kredi për të paguar ata. Shteti u shtrëngua për të tjerët gjatë pandemisë. Ky grup nuk ankohet në kohë pandemie që merre 10-fishin e një page shqiptari.

Trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët e trafikut ajror shqiptar. U jemi drejtuar disa agjencive në rajon edhe EuroControl kemi marrë përgjigje pozitive. Nuk ka qenë i nevojshëm operacioni nga ana e tyre pasi janë kthyer tanët. Ata shprehën gatishmëri po nuk ishte nevoja. Nuk do të paguheshin, bëhej fjalë për një mbështetje nga dy agjencitë e trafikut ajror. Vetem 37 kontrollorë u përfshinë dhe më pas u bënë 48, disa kanë qenë me raport për shkak të Covid,”– tha Balluku.

Tashmë situata në Rinas është normalizuar por çështja e kontrollorëve nuk është zgjidhur ende. Tre prej tyre janë arrestuar pasi akuzohen për organizim të protestës, ndërsa nesër pritet të njihen me masën e sigurisë. Shumë të tjerë janë marrë në pyetje dhe çështja ka kaluar në duart e drejtësisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment