Rajoni

Avdullah Hoti reagon për përplasjet e ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës: Sjellje të tilla janë të papranueshme

Hoti ka dhënë një deklarat për mediat se është e papranueshme sjelljet dhe gjuhën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjatë interpelancës lidhur me çështjen e të pagjeturve.
Featured image of article: Avdullah Hoti reagon për përplasjet e ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës: Sjellje të tilla janë të papranueshme Avdullah Hoti

KOSOVË-Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar për situatën e krjuar së fundmi në parlamentin e Kosovës, ku ka pasur përplasje midis shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashit dhe deputetëve të LVV-së Hajrulla Çekut dhe Hekuran Muratit.

Hoti ka thënë në një deklaratë për mediat se është e papranueshme sjellja dhe gjuha e përdorur nag deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë interpelancës lidhur me çështjen e të viktimave të luftës, të cilët konsiderohen ende të zhdukur.

Sjelljet të tilla janë jashtë çdo standardi të komunikimit politik, e sidomos sot kur temë e debatit ishte fati i të pagjeturve, çështje kjo shumë e ndjeshme për shoqërinë tonë, e cila po trajtohet me shumë përkushtim nga Institucionet e Kosovës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në mes të debatit për çështjen e të zhdukurve, pati përplasje të ashpër mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.  

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment