Rajoni

Avdullah Hoti reagon pas nominimit si kryeministër: Jam i kënaqur që LDK-ja ka vlerësuar punën e qeverisë, jam i bindur se do të fitojmë

Në një deklaratë për mediat kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se është mirënjohës që ka marrë sërish besimin nga partia e tij, ku dhe është shprehur se është i bindur që do fitojnë në zgjedhje.
Featured image of article: Avdullah Hoti reagon pas nominimit si kryeministër: Jam i kënaqur që LDK-ja ka vlerësuar punën e qeverisë, jam i bindur se do të fitojmë Avdullah Hoti

KOSOVË-Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur, pasi është nominimit nga partia e tij që të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në vend. Në një deklaratë për mediat kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se është mirënjohës që ka marrë sërish besimin nga partia e tij, ku dhe është shprehur se është i bindur që do fitojnë në zgjedhje.

Jam tepër i kënaqur që LDK i ka bërë vlerësimin punës së qeverisë. Është arritur të bëhet një punë e jashtëzakonshme. Mbi bazën e kësaj jam mirënjohës për besimin që e kam marr të plotë që të jem kandidat i LDK-së për këto zgjedhje. Do të dal para qytetarëve me ofertën e re. Jam i bindur se jemi favorit se do të fitojmë në këto zgjedhje,”-ka deklaruar Hoti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova do shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi Gjykata Kushtetuese  konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment