Virale

Avdullah Hoti President? Gafat e Trump nuk kanë të sosur, vështrimi i Vuçiç kur merr vesh se ka rënë dakort për të zhvendosur ambasadën serbe në Jeruzalem, nuk duhet humbur!

VIDEO
ërveç efekteve pozitive apo negative që pati ky nënshkrim për të dyja palët, ajo çfarë vërtet nuk është parë e dëgjuar, ka dalë nga goja e vetë Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Featured image of article: Avdullah Hoti President? Gafat e Trump nuk kanë të sosur, vështrimi i Vuçiç kur merr vesh se ka rënë dakort për të zhvendosur ambasadën serbe në Jeruzalem, nuk duhet humbur! Donald Trump, Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vucic

TIRANË– Videoja që po shikoni tregon momentet më pikante nga zyra ovale, brenda Shtëpisë së Bardhë, aty ku edhe u firmos marrëveshja Kosovë-Serbi, për ‘Normalizimin Ekonomik’. Përveç efekteve pozitive apo negative që pati ky nënshkrim për të dyja palët, ajo çfarë vërtet nuk është parë e dëgjuar, ka dalë nga goja e vetë Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Fillimisht, siç mund ta dëgjoni dhe në video, që është në gjuhën angleze, Trump njofton palët se është rënë dakort, për të zhvendosur ambasadën serbe në Jeruzalem.

E vlerësojmë këtë, është një hap i madh,”- dëgjohet të thotë Trump, por nga fytyra që bën Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kuptohet që ai nuk ia kishte fare haberin këti vendimi. Shtojmë këtu dhe faktin që Vuçiç, nis të prekë flokët dhe të shletojë marrëveshjen, i sikletosur.

Gjithsesi, Trump vazhdon, dhe vetëm pas pak fjalësh, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u bë President!

Është një marrëveshje e arritur mes Presidentëve të dy vende, të Serbisë dhe Kosovës,”- thotë Trump, duke vërtetuar kështu, se nuk e kishte fare idenë, që në zyrë i ishte futur kryeministri i Kosovës, e jo Presidenti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këtë video e ka publikuar edhe gazetari Jasmin Mujanoviç, në llogarinë e tij, në Twitter.

Pamjet që sigurisht tregojnë se Vuçiç nuk e kuptoi se ai kishte rënë dakord për të zhvendosur ambasadën serbe në Jeruzalem – ose të paktën jo deri në korrik, siç deklaron Trump. Komedi e gabimeve. Gjithashtu dukshëm më pak domethënës, por Trump i referohet “Presidentit të Kosovës” që është i pranishëm. Ishte Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ai që nënshkroi në emër të Prishtinës. Pra, qartë, të gjithë po i kushtonin vëmendje në këtë samit të rëndësishëm,”- shkruan ai krah videos.

Një ditë më parë u përfol një tjetër ‘shprehi’ e Trump, që bëri xhiron e rrjetit. Fakti që Presidenti i SHBA-ve e konsideroi këtë marrëveshje si një paqe të vendosur mes Izraeli, (vendi i Lindjes së Mesme) dhe Kosovës (ë e cilësoi vend me shumicë myslimane), nuk u prit aspak mirë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment