Rajoni

Avdullah Hoti mori detyrën si Kryeministër/ Mustafa sulmon Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Nuk mbajtët përgjegjësitë që kishit

Mustafa ka shkruar në Facebook se bojkotimi i bashkërenditur i seancës nga Osmani dhe Kurti nuk iu bëri punë.
Featured image of article: Avdullah Hoti mori detyrën si Kryeministër/ Mustafa sulmon Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Nuk mbajtët përgjegjësitë që kishit Isa Mustafa

Kosovë- Kryetari i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar ish-kryeministrin Albin Kurti dhe krytaren e Kuvendit, Vjosa Osmani për bojkotin e seancës së kuvendit dhe për refuzimin për t’ja dorëzuar detyrën Avduallah Hotit. Në një postim në Facebook, Mustafa shprehet se Kuti i iku përgjegjësisë së tij, pasi nuk i dorëzoi vetë detyrën Hotit.

Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij. “, shprehet ndër të tjera Mustafa. 

Isa Mustafa: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë. E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm. Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve. Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij. 

Mëngjesin e sotëm Avdullah Hoti mori detyrën si kryeministër i Kosovës. Hoti shkoi në zyrën e tij për të filluar nga punët, por nuk u prit nga ish-kryeministri Albin Kurti.  Ndërkohë një ditë më parë votua qeveria e re në Kosovë. Me 61 vota pro Avdullah Hoti u vendos kryeministri i Kosovës.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment