Rajoni

Avdullah Hoti komenton çështjen e dialogut me Serbinë: Në Bruksel nuk shkojmë për t’i bërë favore Beogradit, por për interes të vendit tonë

Avdullah Hoti ka folur për çështjen e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në intervistën e dhënë ditën e sotme Hoti ka thënë se delegacioni i Prishtinës nuk shkon në Bruksel për t'i bërë favore Serbisë, por në të mirë të interesave të vendit.
Featured image of article: Avdullah Hoti komenton çështjen e dialogut me Serbinë: Në Bruksel nuk shkojmë për t’i bërë favore Beogradit, por për interes të vendit tonë Avdullah Hoti

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për çështjen e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në intervistën e dhënë ditën e sotme, Hoti ka thënë se delegacioni i Prishtinës nuk shkon në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë, por në të mirë të interesave të vendit.

“Ne dialogun në Bruksel e filluam në korrik me një qartësi besoj të plotë , në Samitin e Parisit, të organizuar nga Presidenti i Francës dhe kancelaria gjermane. Dhe aty në atë Samit me insistimin tonë ne vendosëm dy çështje në tavolinë dhe kërkuam dakordim. Dhe ka dakordësi për ata që është e para që marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe dialogu duhet të jetë i kufizuar në kohë. Dhe kjo kohë është çështje muajsh. Procesi i dialogut dhe ndryshimet që ndodhën në zonat e specializuara, janë çështje të ndara sepse ne nuk shkojmë në Bruksel për ti bërë favore Serbisë. Ne shkojmë në Bruksel për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës dhe ky interes është që kjo marrëveshje të mbyllet sa më para me njohje reciproke,”-ka thënë ai. 

Gjithashtu ai ka komentuar dhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në prani të presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara. Sipas Hotit, vendi ka pasur mbështetjen e  SHBA-së  në aspektet politike e financiare për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë.
“Firmosëm një listë me zotime karshi SHBA dhe me mbështetjen e tyre politike e financiare për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë. Këtë kemi nënshkruar. Kërkesa dhe dëshira jonë mbetet që të nënshkruajmë sa më parë një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke. Në këtë mënyrë të lëvizim së bashku drejt integrimit në BE. Ajo që na u ofrua në Ëashington është që të vijojmë me një listë zotimesh për të dy vendet. Bëmë zotimet në dokumente të ndara në prezencë të presidentit të SHBA-ve për faktin që do të punojmë së bashku.  Më mbështetje politike, në veçanti me mbështetje financiare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që po flasim po zhvillohen biseda me DFC, me disa prej ministrive tona për disa projekte që janë pjesë e marrëveshjes, si autostrada, hekurudha, gazsjellësi, disa projekte biznesesh, etj. Është një marrëveshje që ndërron rrethanat ekonomike në religjion. Ndërkohë po vazhdon dialogu dhe në Bruksel për disa prej çështjeve,”-ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, javën e ardhshme më 10 dhjetor pritet të rifillojnë takimet ndërmjet shefave të delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Këtë e konfirmoi të premten zëdhënësi Peter Stano. Për momentin dialogu ka stopuar për shkak të çështjes së Asocacioneve Serbe në Kosovë, ku Serbia ka kërkuar njohjen e tyre, si pjesë e dialogut, por kjo është refuzuar nga vendi.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment