Rajoni

Kreu i shtetit, ‘mollë sherri’! Avdullah Hoti hedh poshtë pretendimet: S’jap dorëheqje, zgjedhim presidentin ose shkojmë në zgjedhje

Avdullah Hoti shkruan se i ka paraqitur dy zgjidhje partive politike, të bien dakord për presidentin ose të shkojnë në zgjedhje të reja.
Featured image of article: Kreu i shtetit, ‘mollë sherri’! Avdullah Hoti hedh poshtë pretendimet: S’jap dorëheqje, zgjedhim presidentin ose shkojmë në zgjedhje Avdullah Hoti

PRISHTINË-Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me pretendimet që janë ngritur për një dorëheqje të mundshme të tij për shkak të situatës që është krijuar në vend, pas arrestimit të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë. Me anë të një postimi në Facebook, Hoti shkruan se i ka paraqitur dy zgjidhje partive politike, të bien dakord për presidentin ose të shkojnë në zgjedhje të reja.

“Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta. Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion,”- thotë ai.

Shkrimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta. Me veprimet e mia kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19. Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion,”-ka shkruar Hoti.  

Avdullah Hoti

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së. Sakaq, pas dorëheqjes së Hashim Thaçi si president, në këtë post është zgjedhur Vjosa Osmani. Ajo mund të mbajë këtë post dhe 6 muaj nëse nuk bihet dakord për një president të ri, në rast të kundërt vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment