Rajoni

Avdullah Hoti flet për qëndrimin e VV-së: Vetëvendosja shkon në ekstremizëm të skajshëm, nuk janë vetëm ata në skenën politike

Ai ka thënë se VV-ja ka një qëndrim ekstremist të skajshëm përsa i përket interesave politike, por sipas tij duhen respektuar edhe qëndrimi i partive të tjera. Gjithashtu, pyetjes se nëse VV-ja po kërkon zgjedhje të parakohëshme, ai është përgjigjur duke thënë se ky nuk është një vendim që i takon vetëm atyre. Sipas tij ata duhet të pranojnë rregullat e vendosura dhe të veprojnë në bazë të Kushtetutës.
Featured image of article: Avdullah Hoti flet për qëndrimin e VV-së: Vetëvendosja shkon në ekstremizëm të skajshëm, nuk janë vetëm ata në skenën politike Avdullah Hoti

KOSOVË-Kryeministri, Avdullah Hoti ka folur në lidhje me mendimin që ka ndaj qëndrimeve të Lëvizja Vetëvendosja. Në intervistën e tij në Ora, ai ka thënë se VV-ja ka një qëndrim ekstremist të skajshëm përsa i përket interesave politike, por sipas tij duhen respektuar edhe qëndrimi i partive të tjera.

VV shkon në ektreme të ndjekjes së interesave politike. Janë të dhunshëm edhe verbalisht edhe me veprime. Kemi pasur situata në Kuvend, në rrugë. Vazhdojnë me një ekstremizëm të skajshëm që nuk besoj se është në të mirë të shtetit të Kosovës,”-ka thënë ai. 

Gjithashtu, pyetjes se nëse VV-ja po kërkon zgjedhje të parakohëshme, ai është përgjigjur duke thënë se ky nuk është një vendim që i takon vetëm atyre. Sipas tij ata duhet të pranojnë rregullat e vendosura dhe të veprojnë në bazë të Kushtetutës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po por skena politike nuk përbëhet vetëm nga Vetëvendosja. Ka edhe parti të tjera si LDK, PDK, Nisma, etj. Nuk përbëjnë shumicën dhe nuk mund të vendosin vetë për ta çuar vendin në zgjedhje. Ky është problemi i tyre, që i pranojnë rregullat e lojës, rregullat e sjelljes dhe të Kushtetutës, duke tentuar që nëpërmjet sjelleve ekstreme të ndiqet varianti i tyre,”-ka thënë ai.

Kosova është përfshirë nga debate politike, pas arrestimit të ish-udhëheqësve nga Gjykata e Hagës. Një nga debat kryesore është çështja e presidentit. Pas largimit të ish-presidentit Thaçi nga posti i tij, qeveria ka zgjedhur Vjosa Osmanin për të mbajtur këtë post. Ajo mund të ushtrojë detyrën deri në 6 muaj dhe në rast se nuk vendoset një president i ri vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohëshme.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment