Rajoni

Avdullah Hoti flet për për çështjen e ish-udhëheqësve të Kosovës të dërguar në Hagë: Gjykata Speciale nuk gjykon luftën e UÇK-së

Hoti ka thënë  se Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe se ato nuk mund të hetojnë luftën e një populli për liri apo UÇK-në. Gjithashtu ai ka thënë se të shoqëruarit në Hagë dhe institucionet kosovare kanë treguar maturi ndaj kësaj çështje.
Featured image of article: Avdullah Hoti flet për për çështjen e ish-udhëheqësve të Kosovës të dërguar në Hagë: Gjykata Speciale nuk gjykon luftën e UÇK-së Avdullah Hoti
Përditësuar:

KOSOVË-Avdullah Hoti ditën e sotme ka foluar për  çështjen e ish-udhëheqëve të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. I ftuar në Ora, Hoti ka thënë  se Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe se ato nuk mund të hetojnë luftën e një populli për liri apo UÇK-në. Gjithashtu ai ka thënë se të shoqëruarit në Hagë dhe institucionet kosovare kanë treguar maturi ndaj kësaj çështje.

 Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës të vendosura në Hagë në bazë të një marrëveshje me Holandën. Mënyra se si janë sjellë këta persona me akuzat, tregon një shkallë maturie shumë të lartë të shoqërisë në Kosovë. Akuzohet Presidenti që jep dorëheqjen, dy ish-kryetarë të Kuvendit të Kosovës dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë temë. Kjo tregon maturitet për tu përballur me të gjitha sfidat që kemi para. Kjo  gjykatë nuk gjykon luftën e UÇK-së, sepse nuk gjykohet lufta e një populli për liri dhe pavarësi. T’i japim shans drejtësisë kohë për të mbyllur këtë çështje. Ne me institucione po mundohemi që të tregojmë maturinë e nevojshme shtetërore dhe institucionale për t’u përballur me këtë sfidë. Besoj që këtë na e kanë bërë më të lehtë personat që kanë qenë të përfshirë, duke u sjellë mirë me institucionet e Kosovës dhe duke bërë vetë thirrje për kujdes e maturi. Lufta e Kosovës dhe e popullit të saj për pavarësi nuk mund të gjykohet,”-ka thënë Hoti. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment