
KOSOVË- Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ku e ka cilësuar si një person provokativ. Gjithashtu, ai ka vënë në dukje dhe çështjen e varreve masive të zbuluara në Serbi. Sipas tij kjo është çështja më shqetësuese e momentit që vështirëson dialogun.
” Vuçiç ka një natyrë provokuese. Fjalori i tij dhe i disa prej zyrtarëve të lartë të Serbisë është i papranueshëm dhe në e kemi ngritur edhe në institucionet e BE këtë qasje të tyre. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa veprime konkrete, ku janë identifikuar varreza masive nëpër Serbi, që është për të ardhur keq që edhe pas 20 viteve nuk është e gatshme që të japë informacione për përpilimin e çështje. Me varreza masive në të gjithë vendin, eshtrat e një personi gjendjen në dy apo tre varreza masive. Merreni me mend çfarë lloj mizorish janë kryer që eshtrat e një personi, kur janë trasportuar kanë përfunduar në disa varreza. Është një problem për Kosovën dhe familjen e tyre. Kjo e vështirëson procesin e dialogut,”-ka thënë ai.
Sakaq, ai ka folur dhe për refuzimin e vizitës së Vuçiçit në Kosovë, ku sipas tij ka një rregull të caktuar për të, por ka disa raste që bënë përjashtim.
“Përsa i përket vizitave, është një marrëveshje ku ka një regullore se si rregullohen vizitat e zyrtarëve të lartë dhe kush janë ata që duhet të kërkojnë lejen për lëvizjen në Kosovë. Në parim jemi për lëvizje të lirë, por në raste të caktuara bëhet fjalë.“-ka thanë ai.
(k.a/dosja.al)