Rajoni

Avdullah Hoti flet për marrëdhënien me Serbinë: Kërkimi i faljes nga ana e tyre për krimet e luftës është kusht për të ecur përpara

Avdullah Hoti ka thënë se pret nga Serbia të kërkojë falje për krimet e luftës, duke e theksuar se ky është dhe kusht elementar për marrëveshjen midis dy vendeve.
Featured image of article: Avdullah Hoti flet për marrëdhënien me Serbinë: Kërkimi i faljes nga ana e tyre për krimet e luftës është kusht për të ecur përpara Avdullah Hoti

PRISHTINË-Kryeministri, Avdullah Hoti, ka folur në lidhje me viktimat e luftës së Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se pret nga Serbia të kërkojë falje për krimet e luftës, duke e theksuar se ky është dhe kusht elementar për marrëveshjen midis dy vendeve.

““Ne presim nga fqinji ynë verior, Serbia, të kërkojë falje për krimet dhe gjenocidin e kryer, të kërkojë falje për djegien e kufomave të civilëve shqiptarë, për varrosjen dhe zhvarrosjen e disahershme të tyre. Përveçse një akt moral, kërkim falja është edhe kusht elementar human për të ecur përpara kah pajtimi dhe mirëkuptimi në mes dy shteteve tona”, ka shkruar Hoti.

Gjithashtu, ai ka thënë se si rrallëkush në historinë e vonshme të Evropës, Kosova vazhdon të ballafaqohet me plagën e madhe të të zhdukurve, ku sipas tij qindra familje po presin në ankth fatin e të dashurve të tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit, i nderojmë me pietet të gjithë civilët e pafajshëm, kudo në botë. Qindra familje tona ende presim me ankth ndonjë lajm për fatin e më të dashurve të tyre, të cilët u tretën pa shenjë gjatë krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë, më 1998-’99. Bota e di çfarë ka ndodhur këtu; e di mirë kush ka qenë agresori, e kush viktima! Me gjithë pengesat e mëdha, dëshmitë e këtyre krimeve të kryera në zemër të Evropës, vazhdojnë të dalin në dritë! Prandaj, pohojmë fuqishëm se provat e çmendisë serbe në Kosovë nuk mund të zhbëhen, sepse ato janë parë dhe janë evidentuar nga mbarë komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Hoti.

Postimi i plotë: 

Avdullah Hoti

(k.a/dosja.al)

Shto Koment