Politike

Dialogu me Serbinë, Avdullah Hoti: I kam çuar ftesë edhe Albin Kurtit, por ka refuzuar të vijë në takim

Gjatë fjalimit të tij ai ëhstë shprehur se në dialog po bën përpjekje të përfshijë të gjitha palët politike ku ka shtuar se për këtë i ka dërguar ftesë edhe ish-kryeminitrit Albin Kurti, po përgjigja që ka marrë ka qenë negative.
Featured image of article: Dialogu me Serbinë, Avdullah Hoti: I kam çuar ftesë edhe Albin Kurtit, por ka refuzuar të vijë në takim Avdullah Hoti

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti mbërmjen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ku ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë fjalimit të tij ai është shprehur se në dialog po bën përpjekje të përfshijë të gjitha palët politike ku ka shtuar se për këtë i ka dërguar ftesë edhe ish-kryeminitrit Albin Kurti po përgjigja që ka marrë ka qenë negative.

“I kam çuar ftesa zyrtare Albin Kurtit. Kam marrë një përgjigje publike nga VV që kanë refuzuar të vijnë në takim. Nga PDK nuk kemi përgjigje të prerë, por do të shohim në vijim”, tha Hoti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu ai ka folur edhe për  akuzat e bëra nga Prokuroria Speciale për liderët e UÇK-së, duke thënë se duhet të respektojmë obligimet kushtetuese që ka përgjegjësi shteti. Ai gjithashtu ka shtuar se UÇK nuk është gjykuar dhe nuk do të gjykohet asnjëherë.

“Reagimin e kemi dhënë ditën e parë. Besoj si klasë politike kemi kaluar nëpër procese të tilla edhe më herët dhe besoj që kemi treguar një maturi. Qëndrimi që e kemi ndërtuar ne që besoj është pranuar edhe nga qytetarët dhe nga ndërkombëtarët është që nuk po gjykohet lufta e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi pasi ajo është vulosur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare që i ka dhënë popullit të Kosovës lirinë. Ne mbesim në qëndrimin që është principi bazik i drejtësisë që dikush është i pafajshëm derisa nuk ka një vendim të formës së prerë. Duhet të jemi të përgjegjshëm për të respektuar obligimet kushtetuese që kemi si shtet, si institucione dhe obligimet ndërkombëtare. Nuk e di se çfarë ndodh në organet e drejtësisë. Ato që di dhe ato që mbroj është që UÇK nuk është gjykuar dhe nuk do të gjykohet asnjëherë”. tha ai. 

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment